PROCEDURA PËR APLIKIMIN DHE VLERËSIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT DHE INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË


I.
PROCEDURA PËR VLERESIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT DHE INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTËNË KUADËR TË AKREDIMIT TE PARE DHE PËRIODIK

 

1. Kërkesa dhe shqyrtimi i saj për fillimin e një Procesi Vlerësimi
1.a Paraqitja e kërkesës për vlerësim në nivel programesh dhe/ose institucional bëhet nga: një Institucion i Arsimit të Lartë  (IAL);
 Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS); Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL)
1.b Shqyrtimi i kërkesës APAAL mbledh kërkesat për vlerësim dhe akreditim nga IAL. Kërkesa (Formulari i Aplikimit për  Vlerësim
 dhe Akreditim, shih bashkëlidhur Aneksin) së bashku me dokumentacionin përkatës shqyrtohen nga APAAL dhe i kalohen për miratim
 Këshillit të Akreditimit (KA). Kërkesa për vlerësim që bëhet nga MAS nuk shqyrtohet, sepse në  përputhje me legjislacionin ekzistues,
 është i detyrueshëm. Kërkesa për vlerësim nga APAAL nuk shqyrtohet rast pas rasti, por këto miratohen nga KA në planin vjetor të
 vlerësimeve të APAAL. Në raste të veçanta, bazuar në argumentat përkatës, APAAL mund të kërkojë kryerjen e një vlerësimi jashtë
 planit vjetor të vlerësimeve.


2. Miratimi i kërkesës të IAL për vlerësim nga KA.
2.a Kërkesa me dokumentacionin përkatës shqyrtohen fillimisht nga APAAL. Nëse ajo është në përputhje me rregullat e paraqitjes së
 kërkesës nga IAL për vlerësim e akreditim, dhe nëse ekzistojnë mundësitë kohore dhe/ose financiare, kërkesa i kalohet për
 shqyrtim Këshillit të Akreditimit (KA).
2.b Pasi kërkesa shqyrtohet, ajo miratohet, nuk miratohet (për mosplotësimin e kritereve të përmendura në pikën 2.a) ose shtyhet në
 rastin kur vlerësimi nuk mund të kryhet në momentin që kërkohet, për arsyet e pikës 2a.
2.c APAAL njofton IAL për vendimin e marrë nga KA për kërkesën e paraqitur. Në rast mospranimi ose shtyrje, APAAL njofton IAL së
 bashku me argumentat përkatëse.Njoftimi nga APAAL bëhet brenda 3 muajve nga data e marrjes së kërkesës.


3. Afatet kohore të vlerësimit.
3.a Përcaktimi nga APAAL i afateve kohore të vlerësimit. Një vlerësim i plotë në varësi të faktit nëse është në nivel institucional
 dhe/ose programesh, nga madhësia e institucionit, nuk duhet të zgjasë më pak se 3 muaj dhe më shumë se 2 vjet.
3.b Në çdo rast konkret, afatet kohore të vlerësimit të një njësie apo programi vendosen në bazë të kritereve të
 mësipërme nga APAAL.
3.c Shqyrtimi dhe miratimi i afateve kohore të vlerësimit nga KA.
3.d Njoftimi nga APAAL e titullarit të IAL për afatet kohore të vlerësimit.

 

4.  Vlerësimi i Brendshëm
 Vlerësimi i Brendshëm ose Vetëvlerësimi kryhet sipas afateve kohore të përcaktuara dhe të miratuara më parë nga KA dhe bazuar në
 Udhëzuesin për Vlerësimin e Brendshëm të Cilësisë në Arsimin e Lartë (botim i APAAL). Ky proces përbëhet nga:
4.a Ngritja e Grupit të Vetëvlerësimit. Kjo bëhet nga titullari i institucionit ku kryhet vlerësimi, si pas kritereve të përcaktuara në
 Udhëzuesin për Vlerësimin e Brendshëm të Cilësisë në Arsimin e Lartë. APAAL siguron mbarëvajtjen e procesit dhe  zbatimin e
 rregullave të mësipërme për ngritjen, funksionimin dhe ndarjen e përgjegjësive brenda grupit.
4.b Trajnimi i Grupit të Vetëvlerësimit nga stafi i APAAL.
4.c Kryerja e procesit të vetëvlerësimit. Procesi i vetëvlerësimit kryhet sipas Udhëzuesit për Vlerësimin e Brendshëm të  Cilësisë në
 Arsimin e Lartë. Gjatë kësaj faze Grupi i Vetëvlerësimit qëndron në kontakt të vazhdueshëm me APAAL dhe asistohet në rast
 kërkese nga ana e tij.
4.d Hartimi i Raportit të Vetëvlerësimit. Grupi i Vetëvlerësimit harton Raportin e Vetëvlerësimit në përputhje me kërkesat  dhe kriteret
 e përcaktuara në Udhëzuesin për Vlerësimin e Brendshëm të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Grupi i  Vetëvlerësimit dorëzon në APAAL
 Raportin e Vetëvlerësimit. Në rast parregullsish gjatë Procesit të Vetëvlerësimit, APAAL vepron sipas kritereve të përcaktuar në
 Udhëzues për Vlerësimin e Brendshëm të Cilësisë në Arsimin e Lartë.


5. Vlerësimi i Jashtëm
 Vlerësimi i Jashtëm kryhet sipas afateve kohore të përcaktuara dhe të miratuara më parë nga KA dhe bazuar në  Udhëzuesin për
 Vlerësimin e Jashtëm të Cilësisë në Arsimin e Lartë (Botim i APAAL). Ky proces përbëhet nga:
5.a Ngritja e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm nga ana e APAAL. Për këtë zbatohen kriteret e rekrutimit të përcaktuara në
 Udhëzuesin për Vlerësimin e Brendshëm të Cilësisë në Arsimin e Lartë. APAAL merr pjesë në këtë grup me 1-2 anëtarë sipas
 madhësisë së grupit.
5.b Njoftimi i njësisë nën vlerësim me përbërjen e Grupit të Vlerësuesve të Jashtëm dhe afatet kohore. APAAL, kur e  sheh të
 arsyeshme, merr parasysh ankesa të argumentuara që mund të ketë IAL për ndonjërin nga anëtarët e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm.
5.c Trajnimi i Grupit të Ekspërtëve të Jashtëm nga stafi i APAAL dhe njohja e tij me raportin e vetëvlerësimit.
5.d Hartimi nga APAAL i programit të vizitës në vend. APAAL njofton paraprakisht titullarin e institucionit për vizitën dhe  programin
 që do të ndjekë Grupi i Vlerësimit të Jashtëm.
5.e Takimi i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm me titullarin e IAL ku kryhet vlerësimi.
5.f Kryerja e proçesit te Vlerësimit të Jashtëm. Procesi i Vlerësimit të Jashtëm kryhet sipas Udhëzuesit për Vlerësimin  e Jashtëm të
 Cilësisë në Arsimin e Lartë. Kohëzgjatja e këtij procesi është e miratuar që në fillim të procesit të  vlerësimit nga KA.
 Gjatë kësaj faze APAAL merr pjesë aktive përmes anëtarëve të saj në Grupin e Vlerësimit të Jashtëm.
5.g Hartimi i draft-raportit të Vlerësimit të Jashtëm. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm harton draft-raportin e Vlerësimit të Jashtëm në
 përputhje me kërkesat dhe kriteret e përcaktuara në Udhëzuesin për Vlerësimin e Jashtëm të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
5.h Takimi i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm me Grupin e Vetëvlerësimit. Ky takim bëhet në IAL ku është kryer vlerësimi, ku bëhet i
 njohur dhe draft-raporti i Vlerësimit të Jashtëm. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, kur e shikon të arsyeshme, mund të marrë parasysh
 vërejtjet e Grupit të Vetëvlerësimit dhe i reflekton ato në Raportin e Vlerësimit të Jashtëm.


6. Shqyrtimi i Vlerësimit nga KA.
 Në fund të çdo Procesi Vlerësimi, APAAL përgatit dokumentacionin e plotë të vlerësimit që përmban:
  • Kërkesën për Vlerësim
  • Miratimin e kërkesës për vlerësim nga KA
  • Miratimin e fillimit të procesit dhe afateve kohore të vlerësimit nga KA
  • Përbërjen e Grupit të Vetëvlerësimit
  • Përbërjen e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm
  • Raportin e Vlerësimit të Jashtëm
 Në rast kërkese nga KA, vihen në dispozicion raportet e vlerësimit ose dokumentacion shtesë.
 KA merr në shqyrtim vlerësimin e kryer sipas procedurës e kompetencave të sanksionuara në statutin e KA.
 KA harton një raport me rezultatin përfundimtar të vlerësimit dhe rekomandimet përkatëse për Ministrin e Arsimit dhe Sportit.
 APAAL i dërgon Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe raportin e KA, Ministrit të Arsimit dhe Shkencës për marrjen e vendimit.


7. Vazhdimësia e Vlerësimit (Follow-up)
 Në rastin e marrjes së vendimit Akreditim me Kusht, APAAL harton një plan vazhdimësie për përmbushjen e kërkesave brenda afatit
 të vendosur nga KA dhe ndjek zbatimin e tij në vazhdimësi. Pas kësaj përiudhe kohore, në bazë të vlerësimit të kryer nga Agjencia,
 Këshilli merr vendimin përfundimtar.


8. E drejta e ankimimit
 Institucionet e Arsimit të Lartë kanë të drejtë të ankohen pranë APAAL për përmbajtjen e Raportit të Vlerësimit të Jashtëm.
 Çdo ankimim duhet të shoqërohet me të dhëna e argumenta që mbështesin ankimin apo vërejtjet përkatëse. 
 Grupi i  Vlerësimit të Jashtëm mund të marrë parasysh vërejtjet kur ato janë të mbështetura në argumenta e prova konkrete dhe  ti
 reflektojnë ato në raportin përfundimtar. IAL mund të ankohen pranë KA për procedurën e vlerësimit,
 duke paraqitur prova e argumenta të qarta në mbështetje të ankimimit. KA ngre Komisionin e Ankimimit posaçërisht për këtë qëllim.


9. Shpallja dhe botimi i rezultateve të vlerësimit.
 APAAL bën publike rezultatet e vlerësimit të jashtëm dhe të akreditimit. Botimi i rezultateve të të gjitha Vlerësimeve të Jashtme
 dhe Vendimeve që pasojnë këto Vlerësime në vjetarin dhe në web-site e APAAL.

 

II.
PROCEDURA PËR VLERESIMIN E NJË INSTITUCIONI TË RI TE ARSIMIT TË LARTË DHE/OSE PROGRAMI TË RI STUDIMI NË KUADËR TË HAPJES SË TYRE.


Praktika (dosja) sillet në APAAL me shkresë zyrtare nga MASh ku kërkohet vlerësimi i në kuadër të hapjes së një IAL të re dhe/ose
programi të ri studimi. Fillimisht APAAL bën shqyrtimin në formë të praktikës. Gjatë këtij shqyrtimi APAAL verifikon ekzistencën apo
jo të dokumentacionit të pranishëm në praktikë i plotësuar ky në përputhje me legjislacionin në fuqi.
a. Kur dokumentacioni rezulton i plotësuar nga pikëpamja formale, praktika futet në procesin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje.
Ky proces përbëhet nga dy procedura:
 1- Shqyrtimi teknik i praktikës
 2- Shqyrtimi në përmbajtje i praktikës
b. Kur vërehen mungesë dokumentacioni, praktika kthehet në MAS për t'u plotësuar nga aplikuesi.

I. Shqyrtimi teknik i praktikës
Konsiston në : Vlerësimin teknik i të dhënave dhe  dokumentacionit në përputhje me kërkesat dhe kriteret e legjislacionit në fuqi
për hapjen e IAL apo një Programi të Ri të Studimit (për më tej PRS), vlerësim ky i bërë nga specialistët e APAAL.
Në këtë shqyrtim nuk përfshihet vlerësimi në përmbajtje i programit të studimit, planeve mësimore dhe elementë të veçantë që
lidhen me fushën specifike të programit të ri të studimit.

II. Shqyrtimi në përmbajtje i praktikës
Objekt i shqyrtimit në përmbajtje të praktikës janë: programi/et i/e studimit, planet mësimore dhe elementë të veçantë që lidhen
me fushën specifike të programit të ri të studimit. Për vlerësimin cilësor të praktikës në përmbajtje, APAAL angazhon
ekspërtë të jashtëm vendas ose të huaj sipas fushave përkatëse, të cilët përzgjidhen sipas kritereve të përcaktuara e të bëra publike.
Ekspërtët përzgjidhen nga KA sipas propozimit të bërë nga APAAL për çdo vlerësim individual. Vlerësimi me ekspërtë të jashtëm i
programit të ri të studimit kryhet në mënyrë anonime, anonimat i cili sigurohet nga APAAL.
a. Ekspërti/ekspërtët i përzgjedhur, vlerëson programin e ri të studimit dhe elementë të tjerë akademik që lidhen me këtë program studimi
 në përmbajtje (stafi akademik, infrastruktura, laboratoret etj).
b. Koha për vlerësimin e një programi të ri të studimit nga ekspërti i jashtëm është jo më shumë se 10 ditë pune.
c. Ekspërti/ët harton Raportin e Vlerësimit të programit të ri të studimit sipas një formati të përgatitur nga APAAL dhe
e dorëzon në letër, të firmosur në përgjegjësinë e tij/tyre.

III. Hartimi i Raportit përmbledhës i vlerësimit të programit të ri të studimit.
Specialistët e APAAL të ngarkuar me dosjen në fjalë hartojnë një raport përmbledhës . Ky raport përmbledh:
a. Listën e dokumentacionit të paraqitur dhe/ose të plotësuar nga aplikuesi
b. Raportin e vlerësimit teknik të APAAL
c. Raportin në përmbajtje të ekspërtit/ëve të jashtëm

IV. Shqyrtimi i Vlerësimit nga KA (vetëm për IAL publike)
a. Raporti përmbledhës i APAAL, i paraqitet KA në mbledhjen e radhës.
b. Këshilli i Akreditimit kur e gjykon të nevojshëm/të arsyeshme mund të kërkojë të kryejë një vizitë në IAL propozuese ose  kjo e fundit me
 një përfaqësi të saj ta prezantojë këtë projekt, në një nga mbledhjet e KA.
c. Në fund të procesit KA vendos për vlerësimin përfundimtar dhe i propozon MASh për miratimin ose jo për hapjen e IAL dhe/ose programit
 të ri të studimit në fjalë.

V. Përfundimi i procesit të vlerësimit
Kur hapja e PRS kërkohet nga një IAL publike
a. Rekomandimet e KA, Raporti përmbledhës shoqëruar me praktikën, dërgohen në MAS. Kur hapja e PRS kërkohet nga një IAL privat (i ri apo ekzistues)
b. Raportin përmbledhës, rezultati përfundimtar të vlerësimit shoqëruar me praktikën, dërgohen në MAS.

 

ANEKS OfficeWord
FORMULAR APLIKIMI PËR VLERESIMIN DHE AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE DHE/OSE PROGRAMEVE TE STUDIMIT NE ARSIMIN E LARTE


SHËNIM
Së bashku me këtë formular të plotësuar, IAL duhet të paraqesë dhe
Kërkesën me Shkrim të titullarit të IAL.
Në këtë kërkesë duhet të përfshihen edhe të dhëna mbi:
1. Argumentimi pse kërkohet ky vlerësim dhe akreditim
2. Strukturën organizative të IAL që kërkon të vlerësohet
3. Numri dhe Emërtimi i Diplomave që lëshohen nga IAL
4. Të dhëna për përsonelin akademik :
Personel akademik efektiv Numri / kualifikimi
Personel akademik me kontratë Numri / kualifikimi
5. Të dhëna për përsonelin ndihmës akademik dhe administrativ të IAL
6. Numri i studentëve të IAL dhënë sipas viteve dhe programeve të studimit
Përveç kërkesës së mësipërme, duhet të bashkëngjiten edhe dokumentat e mëposhtme:
• Dokumentacioni ligjor i IAL i hapjes, licensimit apo tjetër, që kërkon të vlerësohet (fotokopje)
• Vendimet e Akreditimeve të mëparshme (nëse ka)


Për çdo hollësi të mëtejshme mund të kontaktoni:
Agjencia e Publike e Akreditimit të Arsimit e Lartë
Website: www.aaal.edu.al