KESHILLI I AKREDITIMIT

Me urdhër Nr 473, datë 02.12.2014, Ministri i Arsimit dhe Sportit, emëroi anëtarët Këshillit të Akreditimit:

1. Arjan Gjonça; (Me Urdhër Nr.269 Datë 2014-12-26, të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Z. Arjan Gjonça emërohet Kryetar i Këshillit të Akreditimit) 
2. Aleksander Xhuvani;
3. Anila Paparisto;
4. Iring Wasser;
5. Aleksander Kohler;
6. Sulo Haderi;
7. Odeta Barbullushi;
8. Myftar Barbullushi;
9. Ilir Panda;
10. Fatmir Guri;
11. Linda Zenelaj;
Organizimi dhe funksionimi i Këshillit të Akreditimit


1. Këshilli i Akreditimit funksionon pranë Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe organizohet sipas përcaktimeve të bëra në ligjin nr.9741, datë 21.5.2007
"Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.
2. Numri i anëtarëve të Këshillit të Akreditimit është 11 (njëmbëdhjetë), nga të cilët pesë anëtarë të këtij këshilli janë propozuar nga institucionet e arsimit të lartë, 3 (tre) ekspertë të fushës, dy nga të cilët janë të huaj, të propozuar nga agjencitë ndërkombëtare të akreditimit, dhe një ekspert, përfaqësues i sektorit privat, një përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, një përfaqësues nga Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës, dhe një student i propozuar nga Këshilli Kombëtar Studentor.
3. Ministri i Arsimit dhe Sportit emëron anëtarët e Këshillit të Akreditimit nga kandidatët e propozuar nga palët e përfaqësuara.
4. Kryetari i këshillit të Akreditimit përzgjidhet nga kandidatët e propozur nga ky këshill. Ai emërohet dhe shkarkohet nga Kryeministri, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.
5. Këshili i kryen veprimtaritë e tij në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me rregulloren e tij, e cila miratohet nga Ministri i Arsimit dhe Sportit.
6. Për çështje të cilat nuk mbulohen nga ekspertiza e anëtarëve të këshillit apo edhe kur gjykohet e nevojshme, Këshilli mund të kërkojë edhe ekspertë ose konsulentë të jashtëm që ta asistojnë për formulimin e vendimeve.
7. Këshilli mblidhet jo më shumë se 9 (nëntë) herë në vit.
8. Anëtari i KA-së, që mungon në 1/3 e mbledhjeve, zëvëndësohet
9. Anëtarët e Këshillit të Akreditimit duhet të respektojnë aktet ligjore dhe nënligjore që
rregullojnë konfliktin e interesit.
10. Mbledhja e Këshillit të Akreditimit zhvillohet, kur marrin pjesë jo më pak se 8 (tetë) anëtarë të tij. Ajo nuk zhvillohet nëse dy ekspertët e huaj nuk janë të pranishëm.
11. Vendimet e Këshillit të Akreditimit merren me shumicë të cilësuar, prej ¾ të të gjithë
anëtarëve
Detyrat e Këshillit të Akreditimit
Veprimtaritë kryesore të Këshillit të Akreditimit janë:
1. Miraton procedurat dhe metodologjinë e vlerësimit, si dhe dokumentet kryesore të përgjithshme dhe të veçanta për vlerësimin e jashtëm dhe akreditimin e programeve të studimit dhe të institucioneve të arsimit të lartë, të propozuara nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, mbështetur në aktet ligjore në fuqi, si dhe duke pasur në konsideratë udhëzimet dhe modelet evropiane përkatëse.
2. Harton raportin e veprimtarive të kryera, në fund të çdo viti, në bashkëpunim me Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, të cilën ia dërgon Ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe e bën publik atë.
3. Shqyrton dhe miraton përbërjen e grupit të ekspertëve për çdo vlerësim të jashtëm, që propozohet nga agjencia, pas përzgjedhjes së tyre sipas fushave që do të vlerësojnë nga lista e përgjithshme e ekspertëve.
4. Shqyrton, mbështetur në legjislacionin në fuqi, vlerësimet e kryera nga APAAL dhe i rekomandon ministrit hapjen ose jo të programeve të reja të studimit, në institucionet publike të arsimit të lartë.
5. Shqyrton raportin përfundimtar të një vlerësimi të jashtëm dhe jep rekomandimet
përkatëse për akreditimin, që i dërgohen Ministrit të Arsimit dhe Sportit.
6. Shqyrton ankesat apo pretendimet për raportin e vlerësimit të jashtëm nga subjekti i interesuar. Këshilli vlerëson materialet e paraqitura, si edhe pretendimet e palës dhe vendos t'i marrë ato në konsideratë ose jo, ose vendos të dërgojë ndonjë grup tjetër vlerësuesish për vlerësim në institucion. Në të gjitha rastet, mendimet e ekspertëve/anëtarëve të këshillit shprehen në procesverbal dhe vendimi përfundimtar duhet të jetë i argumentuar. Vendimit të rekomandimit i bashkëngjitet edhe mendimi kundër. Në procesin e marrjes së vendimit, Këshilli i Akreditimit mund të kërkojë nga agjencia dhe institucioni që vlerësohet, informacione shtesë apo saktësime.
7. Në mbledhjet e Këshillit të Akreditimit merr pjesë, pa të drejtë vote, Drejtori i Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë. Një nga sektorët e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, është edhe në rolin e sekretarit të Këshillit të Akreditimit.
8. Formulon gjykimin e tij, mbështetur në rezultatet e vlerësimit të kryera nga agjenci të tjera sipas nenit 5 të kësaj rregulloreje. Kjo e fundit, mund të thirret në mbledhje për të argumentuar mendimin e saj, duke treguar edhe standardet e përdorura për vlerësimin e jashtëm.
9. Përcakton parimet, kriteret dhe procedurat, mbështetur edhe nga agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe në bazë të rekomandimeve përkatëse evropiane, për njohje reciproke të akreditimit, të fituar nga agjenci të tjera, si dhe për procedurat e akreditimit të programeve të përbashkëta ndërmjet dy a më shumë institucioneve shqiptare të arsimit të lartë, apo në bashkëpunim me një institucion të huaj të arsimit të lartë.
Veprimtari të tjera të Këshillit të Akreditimit
Këshilli i Akreditimit kryen dhe veprimtari të tjera, si:
1. Bashkëpunon me Këshillin e Arsimit të Lartë dhe Shkencës për të formuluar për Ministrin e Arsimit dhe Sportit rekomandime për sigurimin e cilësisë në fushën e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor.
2. Bashkëpunon me Këshillin e Arsimit të Lartë dhe Shkencës, për të formuluar kërkesat minimale cilësore dhe sasiore, lidhur me burimet njerëzore, të infrastrukturës dhe financiare, përshtatshmërinë e programeve të studimit dhe të kapaciteteve për kërkim, që nevojiten për hapjen e kategorive të ndryshme të institucioneve të reja të arsimit të lartë, njësive të reja kryesore e bazë të tyre, përfshirë dhe hapjen e filialeve, si dhe standardet e kërkuara për programet e studimit të tri cikleve.