INDIKATORET DHE KRITERET PER VLERESIMIN DHE ANALIZEN E INSTITUCIONEVE TE ARSIMIT TE LARTE

Arsimi i Lartë në vendin tonë është në stadin e konsolidimit të tij në përputhje me standartet e Hapësirës Europiane të Arsimit të Lartë në të cilën cilësia përbën shtyllën kryesore ku duhet të fokusohen zhvillimet e reja nga vetë institucionet e arsimit të lartë, aktorë të tjerë të brendshëm, ashtu dhe nga institucione jashtë këtij sistemi që e vlerësojnë dhe e nxisin përmirësimin e saj nga jashtë.

Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL), dhe në veçanti Sektori i Statistikave dhe Analizave, ka si detyrë kryesore kryerjen e vlerësimeve dhe analizave periodike në Arsimin e Lartë duke vënë në të njëjtën kohë në dukje kështu përgjegjësinë që kanë vete Institucionet e Arsimit të Lartë për t’i ofruar studentëve e publikut në tërësi një shërbim cilësor e transparent si në Arsimin e Lartë qoftë ky publik  apo jopublik.

Indikatorët që  përdoren për vlerësimin institucioneve/programeve në IAL në kuadrin e akreditimit/analizave duhet të bazohen në:
  1. Analizë cilësore
  2. Analizë të të dhënave sasiore
Duhet bërë dallim midis atij që përbën informacion nga ato që quhen të dhëna.
Informacioni mund të jetë sasior (solid) ose cilësor (soft). Por duhet gjithashtu të kontrollohet nëse është i vërtetë dhe i vlefshëm dhe nëse mund të  përkthehet në fakte që këto të fundit të mund të krahasohen me kritere të përcaktuara. Gjykimi bëhet vetëm mbi fakte të qarta.
Vlerësimi i arsimit të lartë me tregues të saktë, të qartë e të matshëm, e bën procesin gjithnjë e më objektiv duke anashkaluar problemet që lidhen me grupet e vlerësimit, pamundësinë e krahasimit, subjektivizimin me dashje, etj.

TË DHËNA CILESORE

  1. Misioni dhe Objektivat e një Institucioni të Arsimit të Lartë (IAL), të një programi, kurrikule, etj:
  1. Qëllimet dhe objektivat e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor
  2. Strategjitë afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata për arritjen e objektivave
  3. Si ndjek IAL ndryshimet në institucione homologe në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar
  4. Si ndryshon IAL në drejtim të përmirësimit të tij, në përputhje me kërkesat e reja dhe si i përgjigjet rrethanave apo kërkesave të jashtme
  5. Kush i kontrollon mekanizmat e mësipërm
  6. Të dhënat e përgjithshme të një IAL:
  7. Historiku i IAL (backgroundi historik
  8. Statusi i IAL në kuadrin kombëtar
  9. Numri i punonjësve: mësimdhënës, mbështetës, administrative
  10. Numri i studentëve
  11. Numri i kurseve në nivel nënuniversitar (bachelor)
  12. Numri i kurseve në nivel universitar (master)
  13. Numri i kurseve në nivel pasuniversitar (doktorata)
  14. Format e kualifikimit të vazhdueshëm
  15. Vendi i IAL në kuadrin e shkollave të larta kombëtare
  16. Vendi i IAL në kuadrin ndërkombëtar
  1. Struktura organizative e IAL, e njësive përbërëse dhe menaxhimi i tij
  1. Skema organizative e IAL; organizimi hierarkik
  2. Politika dhe vendimarrja
  3. Cilësia e stafit mbështetës
  4. Organet e zgjedhura në të gjitha nivelet
  5. Fakultetet, departamentet, seksionet
  6. Numri i stafit drejtues, mësimdhënës, mbështëtës dhe administrative për cdo njësi
  7. Numri i stafit të brendshëm dhe të jashtëm
  8. Kompetencat dhe përgjegjësitë; njohja me to
  9. Kontratat e punës, njohja me detyrat dhe të drejtat
  10. Data base i IAL, updatimi dhe përgjegjësitë e mbajtjes dhe dhënies së informacionit
  1. Analiza e kurseve të studimit, diplomave, kurseve e shkollave pasuniversitare etj.
  1. Struktura didaktike e IAL në përgjithësi, diplomat e lëshuara
  2. Struktura didaktike për departament dhe kurs studimi
  3. Statistikat e pranimit për cdo kurs studimi: numri i aplikantëve, numri i të pranuarve, niveli cilësor i të pranuarve
  4. Numri i studentëve për cdo kurs studimi
  5. Numri i stafit mësimdhënës për cdo kurs studimi: stafi i brendshëm dhe i jashtëm
  6. Shkalla e kalueshmërisë: numri i studentëve në hyrje dhe në dalje
  7. Cilësia e kalueshmërisë: nota mesatare
  8. Koordinimi midis kurseve të studimit
  1. Programet e studimit, organizimi i kurrikulave, kreditet
  1. Viti i fillimit, qëllimet dhe objektivat e cdo programi studimi
  2. Programet për cdo kurs studimi, lëndët dhe ngarkesa mësimore për cdo lëndë
  3. Programet e studimit me ngarkesat e lëndëve për pedagog
  4. Numri i semestrave dhe i lëndëve për cdo program studimi
  5. Vendi i cdo lënde në programin e studimit; për puthja e lëndëve me programin e studimit në tërësi
  6. Format e mësimdhënies për cdo lëndë, raporti midis tyre sipas specifikës së lëndë dhe programit të studimit
  7. Literatura për cdo lëndë dhe cilësia e saj
  8. Transferimi i sistemit europian të krediteve (ECTS); ngarkesa në pikë krediti brenda dhe jashtë auditorit
  1. Stafi mësimdhënës dhe mbështetës
  1. Struktura e stafit kryesor dhe mbështetës në kurrikulën e cdo kursi studimi
  2. Numri i stafit full time i pesë viteve të fundit
  3. Raporti midis stafit mësimdhënës dhe numrit të studentëve për cdo kurs studimi
  4. Mbulimi i lëndëve me pedagogë : numri i pedagogëve, numri i disiplinave, ngarkesa mësimore
  5. Shpërndarja e ngarkesës mësimore në lëndët e një kursi studimi
  6. Angazhimi i stafit mësimdhënës në kurse studimi jashtë strukturës së punësimit
  7. Politikat e rekrutimit të stafit në zbatim të rregullave në fuqi
  8. Dokumentacioni i rekrutimit, dosjet e stafit
  9. Shkalla e kualifikimit të stafit kryesor dhe përputhja e saj me detyrat që kryejnë
  10. Raporti staf i kualifikuar/ staf i pakualifikuar
  11. Raporti staf i brendshëm/ staf i jashtëm
  12. Shkalla e kualifikimit të stafit të jashtëm dhe kriteret e rekrutimit të tij
  13. Mosha mesatare e stafit mësimdhënës dhe raporti F/M
  14. Stafi ndihmës: rekrutimi, ngarkesa, kontrolli i tij
  1. Mësimdhënia
  1. Organizimi dhe format e mësimdhënies: raporti midis tyre
  2. Ngarkesa mësimore (nr)
  3. Cilësia e mësimdhënies  (nr)
  4. Kontrolli i njohurive, format e kontrollit, objektiviteti 
  5. Vlera e kontrollit të njohurive në formimin e studentit, shkalla e kalueshmerisë për sezon provimi dhe për kurs studimi
  6. Numri i studentëve në hyrje në pesë vitet e fundit
  7. Numri i studentëve në dalje për cdo kurs studimi (numri i të diplomuarve)
  8. Koha mesatare e zgjatjes së studimeve
  9. Numri i studentëve në hyrje në shkollat pasuniversitare
  10. Kriteret e pranimit në shkollat pasuniversitare, si zbatohen ato
  11. Numri i studentëve që kanë mbaruar shkollat pasuniversitare (shkollat pasuniversitare të sistemit të ri)
  12. Numri i doktoratave të filluara në pesë vitet e fundit
  13. Numri i doktoratave të përfunduara në pesë vitet e fundit
  14. Metodat dhe teknikat e teknologjitë e mësimdhënies
  15. Përdorimi i teknologjive të reja të mësimdhënies: kompjutera, mjete audiovizive, etj.
  16. Kontrolli i brendshëm i mësimdhënies.
  1. Kërkimi shkencor
  1. Politika e kërkimit shkencor në të gjitha nivelet e IAL
  2. Numri i botimeve në pesë vitet e fundit nga stafi i qendrueshëm i IAL
  3. Numri i projekteve kërkimore të fituara në pesë vitet e fundit
  4. Numri i projekteve të zbatuara në pesë vitet e fundit
  5. Pjesëmarrja e stafit (IAL) në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit dhe prezantime
  6. Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL gjatë pesë viteve të fundit
  7. Pjesëmarrja si partnerë në projekte kombëtare apo ndërkombëtare
  8. Organizimi i seminareve me lektorë të jashtëm, vendas ose të huaj
  9. Trainime të stafit në fushëm e kërkimit shkencor branda she jashtë vendit
  10. Infrastruktura shkencore
  11. Lidhja e kërkimit shkencor me procesin mësimor
  12. Përfshirja e studentëve dhe pasuniversitarëve në kërkimin shkencor
  13. Cmime kombëtare ose ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor.
  1. Studentët dhe pasuniversitarët (klientët)
  1. Politikat dhe procedurat e pranimit të studentëve dhe pasuniversitarëve: rregullat, kontrolli i dijeve, kriteret e përzgjedhjes, transparenca, statistikat dhe dokumentacioni përkatës.
  2. Ngarkesa mësimore e studentëve në auditor dhe jashtë tij; sistemi i krediteve sipas viteve të studimit për cdo kurs studimi
  3. Temat e diplomave: kriteret, kryerja e tyre, kapaciteti i IAL
  4. Llojet e aktiviteteve të studentëve
  5. Punësimi i të diplomuarve: aksesi në tregun e punës dhe përputhja e tyre me këtë treg.
  6. Informimi i studentëve me të drejtat dhe detyrat, programet mësimore, udhëzues të kurseve të studimit, etj.
  7. Përfshirja e studentëve në përmirësimin e programeve, të procesit të mësimdhënies dhe përfaqësimi i tyre në strukturat qeverisëse të IAL.
  1. Fasilitetet, burimet materiale, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj komunitetit
  1. Mjediset dhe asetet e duhura për kryerjen e procesit mësimor: sallat e leksioneve, laboratoret, mjetet e pajisjet për përgatitjen teorike dhe praktike
  2. Lidhjet me internet, pajisje kompjuterike për stafin e studentët.
  3. Librari, biblioteka dhe kapaciteti i tyre në raport me stafin dhe studentët
  4. Mbulimi i lëndëve e kurseve të studimit me litëraturë shtesë nga fondi i bibliotekave qendrore apo të njësive (departamenteve)
  5. Shërbime të tjera për për studentët, salla studimi, fotokopje, printim, kërkim literature, shërbim informacioni, stafi i shërbimit, etj.
  6. Shërbime të tjera për stafin dhe studentët: mjedise sportive, rekreative, etj.
  7. Shërbime të tjera për komunitetin: informacion, marrëdhënie më publikun, shërbime për të tretë, etj.
  1. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare
  1. Burimet e financimit dhe statistikat e pesë viteve të fundit
  2. Perdorimi i burimeve financiare dhe skema e përdorimit të financave për pesë vitet e fundit
  3. Shpenzimet për studentët dhe kosto e studimit për student për vit akademik
  4. Shpenzimet për mësimdhënien, kërkimin shkencor, administrimin, pajisjet, etj.
  5. Transparenca dhe kontrolli i brendshëm financiar. Auditimi dhe rezultatet.
  6. Kapacitetet menaxhuese financiare
  1. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë
  1. Kontrolli i brendshëm i cilësisë
  2. Sistemi i brendshëm i menaxhimit të cilësisë
  3. Përgjegjësitë në monitorimin dhe menaxhimin e cilësisë deri në nivel departamenti
  4. Vetëvlerësimi dhe rezultatet e tyre
  5. Politikat e përmirësimit të cilësisë mbi bazën e vetëvlerësimeve periodike
  6. Rezultatet e auditimit dhe vlerësimeve të jashtme
  1. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun
  1. Bashkëpunimi kombëtar
    1. Kontaktet dhe bashkëpunimi me IAL brenda vendit dhe koordinimi i aktiviteteve
    2. Mobiliteti i stafit dhe studentëve brenda sistemit të arsimit të lartë në vend
    3. Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, qeveritare, organizata profesionale, komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë të rëndësishëm për arsimin e lartë
    4. Mbajtja e kontakteve me studentët e diplomuar dhe ata të punësuar
  2. Bashkëpunimi ndërkombëtar
  3. Implementimi i objektivave dhe aktiviteteve në kuadrin e procesit të Bolonjës
    1. Kontaktet dhe bashkëpunimi me institucione analoge ndërkombëtare
    2. Mobiliteti i stafit dhe studentëve në institucionet analoge jashtë vendit; shkëmbimi mes tyre
    3. Pjesëmarrja ne programe europiane (Cards, Tempus, etj) në pesë vitet e fundit

Kontakte dhe shkëmbime me studentë, specializantë e të diplomuar që punojnë në institucione analoge jashtë vendit

Indikatorët që  përdoren për vlerësimin institucional apo të programeve në shkollën e lartë duhet të bazohen në:

  1. Analizë cilësore
  2. Analizë të të dhënave sasiore

Duhet bërë dallim midis atij që përbën informacion nga ato që quhen të dhëna.

Informacioni mund të jetë sasior (solid) ose cilësor (soft). Por duhet gjithashtu të kontrollohet nëse është i vërtetë dhe i vlefshëm dhe nëse mund të përkthehet në fakte që këto të fundit të mund të krahasohen me kritere të përcaktuara. Gjykimi bëhet vetëm mbi fakte të qarta.

Vlerësimi i arsimit të lartë me tregues të saktë, të qartë e të matshëm, e bën procesin gjithnjë e më objektiv duke anashkaluar problemet që lidhen me grupet e vlerësimit, pamundësinë e krahasimit, subjektivizimin me dashje, etj.


TE DHENA SASIORE

2. Të dhëna e raporte që mund të përdoren për treguesit e vlerësimit

  1. Vjetërsia e institucionit (në vite)
  2. Madhësia e një institucioni (numri i njësive përbërëse, stafi i përgjithshëm, professional, mbështetës dhe administrative)
  3. Stafi drejtues në cdo nivel (përqindja)
  4. Stafi full time
  5. Stafi i jashtëm
  6. Stafi administrative
  7. Stafi mbështetës
  8. Përqindja e stafit të brendshëm me tituj
  9. Përqindja e stafit të brendshëm me grada
  10. Përqindja e stafit të brendshëm pa tituj e grada
  11. Përqindja e stafit të jashtëm me tituj
  12. Përqindja e stafit të jashtëm me grada
  13. Përqindja e stafit të jashtëm pa tituj e grada
  14. Mosha mesatare e stafit full time
  15. Kriteret e perzgjedhjes se stafit (diplomimi, mosha, tituj, etj)
  16. Raporti M/F
  17. Pranimi I studenteve (piket, mosha,etj)
  18. Numri i studentëve
  19. Numri i studentëve për cdo vit studimi
  20. Numri i studentëve për cdo vit studimi për degë
  21. Numri i degëve
  22. Numri i diplomave të lëshuara
  23. Diplomat e lëshuara për cdo degë
  24. Numri i leksioneve, seminareve, praktikave e laboratoreve
  25. Numri i semestrave mësimorë të një viti shkollor
  26. Ngarkesa totale mësimore e një structure (njësie)
  27. Ngarkesa totale mësimore e cdo diplome
  28. Kohëzgjatja maksimale e studimeve për cdo diplomë, për cdo vit mësimor
  29. Zgjatja mesatare e studimeve për cdo diplomë/student
  30. Numri i studentëve të diplomuar cdo vit
  31. Numri mesatar i studentëve të diplomuar gjatë 5 viteve të fundit
  32. Shkalla e kalueshmërisë gjatë viteve (%)
  33. Përqindja e pakalueshmërisë gjatë viteve të studimit
  34. Sallat e mësimit, laboratoret, kabinetet e informatikës, internetit, biblioteka, etj.
  35. Përqindja e të diplomuarve që punësohen në të njëjtën strukturë
  36. Përqindja e të diplomuarve që hyjnë në Shkollat Pasuniversitare
  37. Përqindja e të diplomuarve që mbarojnë Shkollat Pasuniversitare
  38. Numri i doktoratave të filluara në 5 vitet e fundit
  39. Numri i doktoratave të mbrojtura gjatë 5 viteve të fundit
  40. Literatura e disponueshme për stafin, për lëndë, për kurse studimi
  41. Shkalla e mbulimit me tekste shqiptare e lëndëve në një kurs studimi
  42. Shkalla e mbulimit me tekste të huaja e lëndëve në një kurs studimi
  43. Stafi drejtues (%)
  44. Stafi i brendshëm për njësi
  45. Stafi i jashtëm për njësi
  46. Përqindja e stafit të brendshëm me tituj për njësi
  47. Përqindja e stafit të brendshëm me grada për njësi
  48. Përqindja e stafit të brendshëm pa tituj e grada për njësi
  49. Përqindja e stafit të jashtëm me tituj për njësi
  50. Përqindja e stafit të jashtëm me grada për njësi
  51. Përqindja e stafit të jashtëm pa tituj e grada për njësi
  52. Mosha mesatare e stafit full time për njësi
  53. Raporti M/F për njësi
  54. Stafi mbështetës për njësi
  55. Stafi administrative për njësi
  56. Numri i studentëve për njësi
  57. Numri i studentëve për cdo vit studimi për njësi
  58. Numri i studentëve për cdo vit studimi për degë për njësi
  59. Numri i degëve për njësi
  60. Numri i diplomave të lëshuara për njësi
  61. Diplomat e lëshuara për cdo degë të njësisë
  62. Numri i leksioneve, seminareve, praktikave e laboratoreve për njësi
  63. Numri i semestrave mësimorë të një viti shkollor për njësi
  64. Programi (rinovimi, sa eshte bashkekohor, etj)
  65. Numri i mjediseve për stafin
  66. Numri i kompjuterave për stafin
  67. Numri i kompjuterave për studentët
  68. Numri i botimeve të stafit sipas titujve e gradave
  69. Numri i projekteve kërkimore të filluara në 5 vitet e fundit
  70. Numri i projekteve të realizuara në 5 vitet e fundit
  71. Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara
  72. Numri i aktiviteteve jashtëmësimore për studentët
  73. Numri i shkëmbimeve të stafit me jashtë
  74. Numri i shkëmbimeve të studentëve me jashtë
  75. Numri i pjesëmarrjeve në projekte europiane si CARDS, Tempus, etj, si propozues apo partnerë
  76. Numri minimal i stafit për një program studimi
  77. Përqindja minimale e stafit të kualifikuar në raport me atë të pakualifikuar (1:10)
  78. Raporti student/pedagog (30:1)
  79. Kriteret për të dhënë mësim: leksione, seminare, laboratore
  80. Numri i studentëve për seminar (24)
  81. Numri i studentëve për laborator (14)
  82. Numri i studentëve për leksion (80)
  83. Raporti leksione/seminar/laborator
  84. Raporti prof/prof as/dr/ped/asped
  85. Ngarkesa mësimore totale/mësimdhënës
  86. Ngarkesa mësimore/mësimdhënës/lëndë
  87. Ngarkesa mësimore faktike totale/mësimdhënës
  88. Ngarkesa mësimore faktike /mësimdhënës/lëndë
  89. Ngarkesa mësimore e konvertuar totale/mësimdhënës
  90. Ngarkesa mësimore e konvertuar /mësimdhënës/lëndë
  91. Raporti ngarkesë mësimore e konvertuar/faktike/mësimdhënës
  92. Numri minimal i stafit për një program studimi
  93. Raporti staf professional/staf mbështetës (laborant, operator, kolektor, etj)
  94. Numri minimal i stafit për seksion
  95. Numri minimal i stafit për departament
  96. Raporti staf i kualifikuar/staf i pakualifikuar për seksion
  97. Raporti staf i kualifikuar/staf i pakualifikuar për departament
  98. Raporti departament/seksion
  99. Raporti fakultet/departament
  100. Raporti staf i brendshëm/staf i jashtëm
  101. Raporti staf mësimdhëns/staf administrative
  102. Ngarkesa maksimale vjetore në auditor/pedagog
  103. Ngarkesa vjetore maksimale totale/pedagog
  104. Kualifikimi minimal për të dhënë mësim (leksione, seminare, laboratore)
  1. Kualifikimi minimal për të kryer recenca diplomë
  2. Kualifikimi minimal për të kryer oponenca doctorate
  3. Kualifikimi minimal për të kryer recenca minitezash
  4. Kualifikimi minimal për të dhënë mësim në Shkollat Pasuniversitare
  5. Numri minimal i viteve të eksperiencës në punë për të dhënë mësim
  6. Kualifikimi minimal dhe kritere të tjera për tu angazhuar si pedagog i jashtëm në një strukturë të shkollës së lartë
  7. Numri maksimal i ngarkesës mësimore totale/prof
  8. Numri maksimal i ngarkesës mësimore totale/profas
  9. Numri maksimal i ngarkesës mësimore totale/dr
  10. Numri maksimal i ngarkesës mësimore totale/ped
  11. Numri maksimal i ngarkesës mësimore totale/asped
  12. Mbingarkesa maksimale/prof
  13. Mbingarkesa maksimale/asprof
  14. Mbingarkesa maksimale/dr
  15. Mbingarkesa maksimale/ped
  16. Mbingarkesa maksimale/asped
  17. Raporti maksimal orë totale/orë faktike/prof
  18. Raporti maksimal orë totale/orë faktike/asprof
  19. Raporti maksimal orë totale/orë faktike/dr
  20. Raporti maksimal orë totale/orë faktike/ped
  21. Raporti maksimal orë totale/orë faktike/asped
  22. Numri maksimal i lëndëve për diplomën Bachelor
  23. Numri maksimal i lëndëve për diplomën MSc
  24. Numri maksimal i lëndëve për Shkollat Pasuniversitare
  25. Ngarkesa maksimale mësimore totale për një Shkollë Pasuniversitare
  26. Shpërndarja e ngarkesës mësimore brenda një njësie
  27. Raporti i shpërndarjes së ngarkesës totale vjetore midis stafit të brendshëm dhe stafit të jashtëm
  28. Kritere për pedagogët që japin mësim në disa njësi të ndryshme??
  29. Numri maksimal i lëndëve të ndryshme që zhvillon një pedagog (jo paralelet)
  30. Kontrolli I dijeve, format e kontrollit, komisionet e provimeve, mitmarrja.
  31. Biblioteka, numri i vendeve, i librave (tekste kryesore dhe jo, shqiptarë, të huaj, të vjetër, e të rinj)
  32. Përqindja e lëndëve të mbuluara me tekste
  33. Numri i teksteve për kurs studimi
  34. Kopje të teksteve/lëndë/student
  35. Kosto vjetore për student
  36. Kosto vjetore për student për kurs studimi
  37. Shpenzime për student
  38. Raporti të ardhura nga tarifat/kosto për student
  39. Raporti të ardhura nga tarifat/shpenzime për student
  40. Raporti kosto/shpenzime për student
  41. Raporti të ardh nga tarifat/kosto për student/shpenzime për student
  42. Shpenzime për mësimdhënie
  43. Shpenzime për kërkim
  44. Shpenzime për administrim
  45. Shpenzime për paga
  46. Shpenzime për investime, laboratore, salla mësimi, etj.
  47. Të ardhura dytësore totale
  48. Raporti paga/operative
  49. Raporti buxhet shtetëror/të ardhura dytësore
  50. Të ardhura nga projekte nga donatorë brenda vendit
  51. Të ardhura nga projekte nga donatorë të huaj
  52. Numri i shërbimeve për të tretë
  53. Numri i aktiviteteve me institucione të tjera shtetërore
  54. Numri i aktiviteteve me institucione të tjera joshtetërore
  55. Numri i vetëvlerësimeve të kryera gjatë 5 viteve të fundit
  56. Raporti salla leksionesh/studentë
  57. Raporti i numrit të lëndëve/laboratoret (ato që kërkojnë laboratore)
  58. Raporti laboratore/studentë që kryejnë laboratore
  59. Numri mesatar ditor i përdorimit të sallave të mësimit
  60. Numri i orëve ditore të bibliotekës
  61. Numri i kontakteve të qendrueshme me studentë të punësuar brenda vendit
  62. Numri i lëndëve të formimit të përgjithshëm në një program studimi
  63. Numri i lëndëve të formimit special në një program studimi
  64. Raporti lëndë të formimit të përgjithshëm/lëndë të formimit special
  65. Ngarkesa totale maksimale vjetore për lëndët e formimit të përgjithshëm
  66. Ngarkesa totale maksimale vjetore për lëndët e formimit special