- Aktivitete për trajnimin e përfaqësuesve të IAL publike dhe private për të ngritur dhe
vënë në funksionim të plotë Njësitë e Brendshme të Sigurimit të Cilësisë (NJBSC). Në
këtë aktivitet janë përfshirë shumë takime informuese si: takime me drejtuesit e  APAAL, takim me drejtues të dy universiteteve publike, takim me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës si dhe me drejtues të lartë në MASH etj. Në këtë aktivitet u synua hartimi i një “Pakete Udhëzuese” për mirëfunksionimin e NJBSC me materialet  trainuese, udhëzues për ngritjen e NJBSC, pyetësorë dhe rekomandimet përkatëse.
Aktivitetet trainuese u zhvilluan në datat 22, 23 dhe 24 Nëntor në Tiranë, me pjesëmarrjen e rreth 120 personave, përfaqësues nga 13 IAL Publike dhe 26 IAL Private, përfaqësues të MASH dhe të ftuar të tjerë.
- Aktiviteti “Ekspertizë ndërkombëtare për vlerësimin e jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë” u zhvillua në 4 seminare trajnuese për ekspertët e vlerësimit të jashtëm dhe bashkëpuntorët e APAAL sipas 4 fushave (Ekonomike, Shkenca Inxhinierike, Shkenca të Kujdesit Shëndetësor, Shkenca Humane dhe fusha të përafërta.
- Pjesmarrje në seminarin e organizuar nga Universiteti Fatih, “Shkëmbimi i eksperiencës në standardet ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë dhe akreditimit”, në datat 22-25 shkurt 2011, Stamboll, Turqi APAAL 2011
- Pjesmarrje në Asamblenë e Përgjithshme dhe Workshop-in e CEE Network (Central and Eastern European Network of Quality Assurance Agencies in Higher Education)
organizuar në Split, Kroaci në datën 27-28 Maj.
- Pjesmarrje në workshopin me temë “Implementing of the ESG (European Standards
Guidelines) in the Balkan Region”, organizuar nga ENQA/UNESCO-GIQAC, me datën
16-17 Qershor 2011, Vjenë, Austri
- Pjesmarrje në “Asamblenë e Përgjithshme” të ENQA (European Association for quality Assurance in Higher Education), organizuar në Bukuresht, Rumani me datën 06-07, tetor 2011,
- Pjesmarrje në “Konferencën Ndërkombëtare të Arsimit të Lartë (HEIC)”, organizuar  nga Ministria e Arsimit të Libanit”, Bejrut, Liban me datën 31 tetor – 02 nëntor 2011,
- Pjesmarrje në Konferencën Ndërkombëtare, “Sigurimi i Cilësisë”, organizuar nga Komisioni Europian në Bruksel, Belgjikë, me datën 14 dhjetor-15 dhjetor 2011, Akvitetet në kuadër të CBA
- Stafi i Agjencisë së Akreditimit të Arsimit të Lartë mori pjesë në Gjermani, Gütersloh në një vizitë trajnimi në kompaninë fituese për procesin e renditjes së universiteteve në Shqipëri, CHE (Center for Higher Education).
- Pjesmarrje në Simpoziumin e 3-të vjetor “Për renditjen e universiteteve dhe sigurimin e cilësisë në Europë, 2011” të organizuar nga Qendra e Studimeve Parlamentare në bashkëpunim me Komisionin Europian dhe CHE, në Bruksel, Belgjikë.