- Aktivitete për trajnimin e përfaqësuesve të IAL publike dhe private për të ngritur dhe vënë në funksionim të plotë Njësitë e Brendshme të Sigurimit të Cilësisë (NJBSC). Në këtë aktivitet janë përfshirë shumë takime informuese si: takime me drejtuesit e APAAL, takim me drejtues të dy universiteteve publike, takim me Ministrin e Arsimit dhe Sportit si dhe me drejtues të lartë në MAS etj. Në këtë aktivitet u synua hartimi i një “Pakete Udhëzuese” për mirëfunksionimin e NJBSC me materialet trainuese, udhëzues për ngritjen e NJBSC, pyetësorë dhe rekomandimet përkatëse. Aktivitetet trainuese u zhvilluan në datat 22, 23 dhe 24 Nëntor në Tiranë, me pjesëmarrjen e rreth 120 personave, përfaqësues nga 13 IAL Publike dhe 26 IAL Private, përfaqësues të MAS dhe të ftuar të tjerë.