AKREDITIMI INSTITUCIONAL
APAAL nëpërmjet procedurës së vlerësimit në kuadër të akreditimit institucional, kryen një sërë hapash të listuara si vijon:

Lista e proceseve:

KREU I - PROGRAMET E STUDIMEVE

Objektivat kryesorë të programeve të studimeve dhe standardet e programeve të ofruara
I. Programet e studimeve të ofruara
II. Organizimi i programeve të studimeve
III. Studentët: nga regjistrimi deri te punësimi


KREU II - VEPRIMTARIA SHKENCORE

Objektivat kryesorë të kërkimit dhe standardet e veprimtarisë shkencore
I. Kërkimi: Rezultatet e kërkimit, përhapja, vlerësimi dhe transferimi i tyre


KREU III - MENAXHIMI I INSTITUCIONIT NË SHËRBIM TË PËRMBUSHJES SË MISIONIT TË TIJ

Objektivat kryesorë të menaxhimit institucional dhe standardet e menaxhimit
I. Autonomia
II. Organizimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë
III. Partneriteti
IV. Menaxhimi i burimeve njerëzore
V. Menaxhimi i veprimtarisë së institucionit
VI. Menaxhimi financiar
VII. Menaxhimi i sistemeve të informacionit



KREU I
PROGRAMET E STUDIMEVE
Institucionet e arsimit të lartë ofrojnë programe studimesh cilësore, të qëndrueshme dhe të krahasueshme me sistemet arsimore europiane të arsimit të lartë. Struktura organizative e Institucioneve të Arsimit të Lartë përcaktohet në varësi të llojeve të programeve të studimeve që ato ofrojnë dhe të cikleve të studimeve në të cilat i organizojnë ato.

Objektivat kryesorë të programeve të studimeve dhe standardet e programeve të ofruara
I - PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA
Standardi I.1
Institucioni ofron programe të studimeve në përputhje me misionin dhe kapacitetet e tij.

 

Standardi I.2
Formimi i vazhdueshëm është pjesë integrale e programeve të studimeve.

Standardi I.3
Programet e studimeve ofrohen në përputhje me strategjinë e zhvillimit të institucionit.

Standardi I.4
Programet e studimeve ofrohen në përputhje me prirjet lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Standardi I.5
Programet e studimeve ofrohen në përputhje me kapacitetet e insitucionit.

Standardi I.6
Programet e studimeve janë lehtësisht të kuptueshme dhe objektivat e tyre janë të përcaktuar qartë.

Standardi I.7
Programet e studimeve të ciklit të parë pajisin studentët me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme.

Standardi I.8
Programet e studimeve të ciklit të parë hartohen në mënyrë të tillë që të lehtësohet ambientimi i studentit me mjedisin universitar.

Standardi I.9
Programet e studimeve të ciklit të dytë mbështeten mbi kërkimin dhe për realizimin e tyre institucioni bashkëpunon me aktorë të fushës ekonomike.

Standardi I.10
Programet e studimeve synojnë të arrijnë mobilitetin e studentëve shqiptarëe në Europe et dans le monde. në Evropë dhe më gjerë.

Standardi I.11
Programet e studimeve mundësojnë aplikimin në praktikë të njohurive dhe aftësive të fituara nga studentët në kurset teorike.

Standardi I.12
Programet e studimeve synojnë përgatitjen e studentëve për punësim.


II - ORGANIZIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Standardi II.1
Programet e studimeve të shpallura zbatohen në kushte të përshtatshme.

Standardi II.2
Programet e studimeve janë objekt i përmirësimit të vazhdueshëm të tyre në funksion të rritjes së cilësisë.

Standardi II.3
Institucion ndjek një politikë të qartë për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

III - STUDENTËT: NGA REGJISTRIMI DERI TE PUNËSIMI
Standardi III.1
Institucioni ndjek një politikë korrekte për pranimin e studentëve të rinj.

Standardi III.2
Institucioni ndjek një politikë të informimit të studentëve dhe të komunikimit ndërmjet tyre dhe personelit akademik.

Standardi III.3
Institucioni ndjek një politikë të orientimit dhe këshillimit të studentëve.

Standardi III.4
Institucioni ndjek një politikë mbështetëse për kategori sociale të veçanta.

Standardi III.5
Institucioni ofron literaturë bazë dhe ndihmëse për studentët.

Standardi III.6
Institucioni u ofron studentëve të ciklit të parë mbështetje nëpërmjet shërbimeve universitare për të lehtësuar ecurinë e tyre.

Standardi III.7
Institucioni inkurajon pjesëmarrjen e studentëve në jetën institucionale.

Standardi III.8
Institucioni ndjek një politikë mbështetëse për të siguruar cilësinë kulturore-sportive të jetës studentore.

Standardi III.9
Institucioni ndihmon në punësimin e studentëve.

I – PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA

Institucioni siguron cilësinë dhe qëndrueshmërinë e programeve të studimeve në kontekstin e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë. Ai ndjek politika që ndihmojnë në përmirësimin e tyre.
Standardi I.1
Institucioni ofron programe në përputhje me misionin dhe kushtet e infrastrukturës së tij.

Kriteri 1
Institucioni siguron mundësitë që programet e studimeve që ofrohen të njihen nga publiku;

Kriteri 2
Institucioni mban kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e institucioneve të arsimit të mesëm ku kanë përfunduar shkollën studentët e vet të ardhshëm;

Kriteri 3
Institucioni ka përcaktuar programet e studimeve prioritare që ofron dhe me të cilat ai ka vendosur të krijojë profilin e tij;

Kriteri 4
Institucioni ndjek një politikë të përcaktuar qartë për pranimin e studentëve në përputhje me programet e studimeve që ofron (fushat e mbuluara sipas programeve të studimeve, politikat e pranimit të studentëve të huaj, edukimi në distancë etj.);

Kriteri 5
Programet e studimeve të ofruara nga institucioni janë të organizuara në mënyrë të tillë që të harmonizojnë të gjithë komponentët e tyre;

Kriteri 6
Kërkesat që shërbejnë për testimin e aftësive të studentëve shqyrtohen dhe klasifikohen nga organet kolegjiale të institucionit.

Standardi I.2
Formimi i vazhdueshëm është pjesë integrale e programeve të studimeve.

Kriteri 1
Institucioni ofron programe të studimeve të formimit të vazhduar (specializime afatshkurtra, plotësim, thellim dhe freskim të njohurive) si formë e të mësuarit gjatë të gjithë jetës;

Kriteri 2
Programet e studimeve janë të organizuara për të përmbushur nevojat e kategorive të ndryshme të studentëve (studimet pa shkëputje nga puna, etj.);

Kriteri 3
Institucioni propozon një strukturë për të vlerësuar përvojat e fituara.

Standardi I. 3
Programet e studimeve ofrohen në përputhje me strategjinë e zhvillimit të institucionit.

Kriteri 1
Oferta akademike e programeve të studimeve është në përputhje me të gjithë komponentët e strategjisë për zhvillim të institucionit;

Kriteri 2
Kërkesat për aftësimin e studentëve përshkruhen në objektivat e strategjisë për zhvillim të institucionit;

Kriteri 3
Oferta akademike e programeve të studimeve integron në mënyrë koherente informacionin për diplomat që lëshohen në përfundim të studimeve.

Standardi I.4
Programet e studimeve ofrohen në përputhje me objektivat kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Kriteri 1
Institucioni ndjek një politikë të qartë për të siguruar koherencë në programet e studimeve të ofruara nga institucioni qendror dhe nga filiali/et i/e tij;

Kriteri 2
Institucioni e harton politikën e tij në kuadër të politikave kombëtare (shumëdisiplinare, promovimin e pritjes së kulturave të huaja dhe të mësuarit e gjuhëve të huaja, etj.);

Kriteri 3
Në përfundim të programeve të studimeve ndërdisiplinare lëshohet diplomë e përbashkët nga institucionet e arsimit të lartë shqiptare, europiane dhe/ose ndërkombëtare.

Standardi I.5
Programet e studimeve ofrohen në përputhje me kapacitetet e institucionit.

Kriteri 1
Ngarkesa mësimore e pedagogëve caktohet në përputhje me kriteret e përcaktuara në aktet nënligjore në fuqi;
Kriteri 2
Ngarkesa mësimore shtesë e pedagogëve financohet nga burimet e vetë institucionit;
Kriteri 3
Programet e studimeve organizohen në mënyrë të tillë që t’i sigurohet personelit akademik, një harmonizim efektiv ndërmjet ngarkesës në mësimdhënie, punës kërkimore shkencore, angazhimeve administrative etj.

Standardi I.6
Programet e studimeve janë lehtësisht të kuptueshme dhe objektivat e tyre janë të përcaktuar qartë.

Kriteri 1
Përmbajtja e programeve të studimeve, kurrikula, syllabuset etj. janë në dispozicion të studentëve dhe sigurohen lehtësisht prej tyre;
Kriteri 2
Objektivat e programeve të studimeve janë të përcaktuar qartë;
Kriteri 3
Kriteret e pranimit të studentëve janë të përcaktuara qartë nga institucioni.

Standardi I.7
Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen e studentëve me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme.

Kriteri 1
Programet e studimeve lejojnë një kalim progresiv nga cikli i parë në ciklin e dytë të studimeve;

Kriteri2
Programet e studimeve sigurojnë përfundimin me sukses të ciklit të parë dhe pranimin në ciklin e dytë;

Kriteri 3
Programet e studimeve të ciklit të parë pajisin studentët me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe formimin e shprehive të veçanta;

Kriteri 4
Studentët informohen dhe orientohen në lidhje me mundësinë e transferimit të programeve të studimeve apo të krediteve të fituara gjatë zhvillimit të tyre;

Kriteri 5
Programet e studimeve të këtij cikli hartohen në mënyrë të tillë që studentët që përfundojnë ciklin e parë të kenë mundësi për punësim.

Standardi I.8
Programet e studimeve të ciklit të parë hartohen në mënyrë të tillë që të lehtësohet ambjentimi i studentit me mjedisin universitar.

Kriteri 1
Institucioni ndjek politika mbështetëse për ecurinë e studentëve;

Kriteri 2
Institucioni ndjek politika mbështetëse për studentët, nëpërmjet veprimtarive të orientimit dhe të kujdestarisë (tutoratit);

Kriteri 3
Institucioni zbaton metoda alternative të mësimdhënies në varësi të interesit të studentëve të tij;

Kriteri 4
Institucioni rekruton me përparësi personelin akademik që angazhohet në veprimtari kërkimore-shkencore;

Kriteri 5
Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë.

Standardi I.9
Programet e studimeve të ciklit të dytë mbështeten mbi kërkimin dhe për realizimin e tyre institucioni bashkëpunon me aktorë të fushës ekonomike.

Kriteri 1
Pedagogët që angazhohen në veprimtari kërkimore-shkencore përbëjnë pjesën më të madhe të stafit akademik;

Kriteri 2
Personeli akademik që angazhohet në veprimtari kërkimore-shkencore merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e programeve të studimeve;

Kriteri 3
Programet e studimeve “Master i Shkencave” hartohen në mbështetje të politikave kërkimore të universiteteve;
Kriteri 4
Praktika profesionale dhe projekt diplomat e studentëve zhvillohen në bashkëpunim me sektorin privat dhe kompanitë shtetërore;
Kriteri 5
Institucioni disponon të dhëna statistikore për punësimin e të diplomuarve të vet;

Kriteri 6
Institucioni angazhon në mësimdhënie në programet e studimeve “Master Profesional”, edhe përfaqësues nga fusha e biznesit apo fusha të tjera;

Kriteri 7
Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë.

Standardi I.10 –
Programet e studimeve synojnë të nxisin mobilitetin e studentëve shqiptarë në Evropë dhe më gjerë.

Kriteri 1
Programet e studimeve ofrohen në përputhje me Procesin e Bolonjës në cikle të njëpasnjëshme sipas sistemit: Bachelor, Master, Doktoratë (BMD);

Kriteri 2
Programi mësimor organizohet për të dhënë informacion të mjaftueshëm edhe për një vëzhgues të huaj (prezantimi i përmbajtjes së tij është i detajuarcontenus, traduction en crédits européens (ECTS), documentation en anglais, …)., i organizuar në module dhe i vlerësuar në kredite Evropiane sipas Sistemit Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS) dhe i disponueshëm edhe në gjuhën angleze);

Kriteri 3
Diplomat që jepen në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë, të ciklit të dytë apo të integruara, shoqërohen me suplementin/shtojcën e diplomës;

Kriteri 4
Programet e studimeve hartohen për të lehtësuar mobilitetin e studentëve;

Kriteri 5
Mësimi i gjuhëve të huaja është në përputhje me politikën e internacionalizimit të studimeve. Studentët e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të tretë japin në përfundim edhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtarisht. Institucioni favorizon edhe mësimin e gjuhës shqipe nga studentët e huaj;


Kriteri 6
Kreditet e fituara në një Institucion të huaj të Arsimit të Lartë, në kuadër të një marrëveshjeje të përbashkët, transferohen pa rishqyrtim. IAL-të ofrojnë mundësi për transferim të krediteve të fituara brenda ose jashtë vendit, nëpërmjet ekuivalentimit të pjesëve ose programeve të plota të studimeve nga pikëpamja e së drejtës për të vazhduar arsimimin në një program studimi të njëjtë ose të ngjashëm në një institucion homolog.
Standardi I.11
Programet e studimeve mundësojnë aplikimin në praktikë të njohurive dhe aftësive të fituara nga studentët në kurset teorike.

Kriteri 1
Programet e studimeve organizohen në mënyrë të tillë që të mundësojnë aplikimin në praktikë të aftësive të fituara në kurset teorike;

Kriteri 2
Zbatimi i sistemit të vlerësimit në kredite europiane (ECTS) është efektiv;

Kriteri 3
Programet e studimeve përfshijnë edhe përgatitjen e paraqitjen e projekteve kërkimore të studentëve, sipas rregullores së studimeve (temë diplome, tezë, disertacion);

Kriteri 4
Institucioni ndjek politika mbështetëse për pjesëmarrjen e studentëve në aktivitete kulturore dhe edukative të organizuara nga institucioni.

Standardi I.12
Programet e studimeve synojnë përgatitjen e studentëve për punësim.

Kriteri 1
Programet e studimeve ofrojnë module të veçanta me karakter të mirëfilltë profesional dhe njohuri nga fushat ekonomiko-shoqërore;

Kriteri 2
Programet e studimeve përfshijnë njohuri për sipërmarrjen, praktika profesionale, stazhe, etj.;

Kriteri 3
Programet e studimeve në shkencat mjekësore, teknike, bujqësore, natyrore përfshijnë module dhe kohë të mjaftueshme për formimin praktik profesional (punë laboratori, module apo projekte laboratorike, praktika profesionale në objekte, etj.).
II - ORGANIZIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Institucioni garanton zbatim rigoroz, zhvillim normal të programeve të studimeve. Ai vlerëson dhe përmirëson vazhdimisht metodat e mësimdhënies.
Standardi II.1
Programet e studimeve të shpallura zbatohen në kushte të përshtatshme.

Kriteri 1
Institucioni siguron organizimin dhe dokumentimin efikas të planit mësimor të programeve të studimeve;

Kriteri 2
Institucioni bashkërendon punën e personelit akademik për të siguruar koherencë të përmbajtjes;

Kriteri 3
Institucioni garanton kapacitete të mjaftueshme për realizimin e formimit praktik e profesional të studentëve (punë laboratori, module laboratorike, mësime praktike në objekt, praktikë profesionale e mbikëqyrur, etj.).

Kriteri 4
Institucioni mbikëqyr praktikat, stazhet dhe punët kërkimore (përgatitjen e projekteve, temave të diplomave, tezave etj.);

Kriteri 5
Institucioni vë në dispozicion të studentëve literaturën e nevojshme mbështetëse për programin përkatës të studimeve.

Standardi II.2
Institucionet e Arsimit të Lartë pajisin studentët që kanë shlyer të gjitha detyrimet e një programi studimi, me diplomën përkatëse, e cila është dokument zyrtar.

Kriteri 1
Rregullat dhe kërkesat e provimit, janë të miratuara nga strukturat universitare përgjegjëse dhe janë të njohura për të gjithë përmes rregullores së provimeve, të shpallur publikisht;

Kriteri 2
Institucioni bën të njohura (shpall në vende të dukshme) kriteret dhe procedurat e diplomimit;


Kriteri 3
Anonimiteti është i respektuar gjatë korrigjimit të provimeve;

Kriteri 4
Ankimimi i rezultateve të provimeve shqyrtohet nga një komision i ngritur në përputhje me rregulloren e provimeve;

Kriteri 5
Studentët kanë akses në rezultatet personale të provimeve, duke respektuar parimin e konfidencialitetit.

Standardi II.3
Programet e studimeve janë objekt i përmirësimit të vazhdueshëm të tyre në funksion të rritjes së cilësisë.

Kriteri 1
Pedagogët vlerësohen rregullisht nga struktura të institucionit që ndjekin zbatimin cilësor të programeve të studimeve;

Kriter 2
Studentët përfshihen në vlerësimin e pedagogëve dhe në atë të zbatimit të programeve të studimeve;
Kriteri 3
Rezultatet e provimeve dhe konkurseve publikohen;

Kriter 4
Programet e studimeve përmirësohen duke marrë për bazë rezultatet e vlerësimit të tyre nga personeli akademik dhe nga studentët;

Kriteri 5
Cilësia e programeve të studimeve vlerësohet edhe nga statistikat e punësimit të të diplomuarve në këtë program studimi.

Standardi II.4 –
Institucioni ndjek një politikë të qartë për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

Kriteri 1
Institucioni ka një strukturë ndihmëse që promovon përmirësimin e vazhdueshëm të mësimdhënies;

Kriteri 2
Institucioni ka mekanizma mbështetës për eksperimentimin në mësimdhënie;

Kriteri 3
Institucioni kualifikon personelin akademik në fushën e kërkimit shkencor për të ndihmuar përmirësimin e mëtejshëm të mësimdhënies.

Kriteri 4
Personeli akademik trajnohet vazhdimisht për përmirësimin e mësimdhënies;

Kriteri 5
Institucioni është përgjegjës për cilësinë e mësimdhënies;

Kriteri 6
Institucioni vë në dispozicion infrastrukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve;

Kriteri 7
Personeli akademik, personeli ndihmës mësimor-shkencor dhe personeli administrativ angazhohen për përmirësimin e mësimdhënies dhe zbatimin e programeve të studimeve.


III - STUDENTËT: NGA REGJISTRIMI DERI TE PUNËSIMI
Institucioni vë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme për të mundësuar, në planin individual dhe kolektiv, ecurinë e studentëve nga regjistrimi në institucion deri në punësimin e tyre.
Shërbimet ndaj studentëve janë pjesë e misionit dhe qëllimit të institucionit. Ata synojnë promovimin e tyre profesional dhe shoqëror. Institucioni ka për qëllim të ndihmojë studentin që të fitojë aftësi profesionale për punë individuale dhe kolektive, si domosdoshmëri për të siguruar një arsimim cilësor.
Standardi III.1

Institucioni ndjek një politikë korrekte për pranimin e studentëve të rinj.

Kriteri 1
Institucioni harton projekte zhvillimi afatmesme, në përputhje me politikat e pranimit të studentëve;

Kriteri 2
Insitucioni informon studentët e ardhshëm (maturantët) për programet e studimeve që ofron, nëpërmjet zyrës së këshillimit të karierës;
Kriteri 3
Institucioni mirëpret dhe ndjek politika të posaçme për përthithjen dhe intergrimin e studentëve të rinj;

Kriteri 4
Institucionet mbajnë lidhje me Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore;

Kriteri 5
Institucioni ngre struktura të veçanta për pritjen, informimin dhe pranimin e studentëve të rinj;

Kriteri 6
Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të huaj, të interesuar për të ndjekur programet e studimeve të ofruara;

Kriteri 7
Institucioni publikon oraret e pritjes së studentëve me qëllim plotësimin e nevojave të studentëve;

Kriteri 8
Raporti numerik personel akademik/student është i tillë që të sigurohet arsimimi cilësor dhe objektivat e institucionit. Për programe e studimeve që përfshijnë punë laboratorike, praktika mësimore dhe profesione të veçanta (arte, sport, etj.) ky raport është 1 me 8, ndërsa për progamet e tjera të studimeve ky raport është 1 me 20. Për programet e studimeve që përfshijnë punë praktike-laboratorike (në fushat e studimit si: mjekësi, infermieri, inxhinieri, mësuesi, etj.) Institucioni i Arsimit të Lartë siguron 1 instruktor/laborant për 60 studentë (1 personel ndihmës për 3 pedagogë).

Standardi III.2 –
Institucioni ndjek një politikë të informimit të studentëve dhe siguron komunikimin ndërmjet tyre dhe personelit akademik.

Kriteri 1
Institucioni ka një strukturë të informimit dhe këshillimit për studentët;

Kriteri 2
Institucioni disponon mjete të komunikimit të jashtëm;
Kriteri 3
Institucioni disponon mjete të komunikimit të brendshëm;

Kriteri 4
Personeli i institucionit ka një adresë elektronike të brendshme;


Kriteri 5
Institucioni mban dosjen personale të çdo studenti;

Kriteri 6
Institucioni disponon adresën (edhe elektronike) dhe numrin e telefonit të çdo studenti.

Standardi III.3
Institucioni ndjek një politikë të orientimit dhe këshillimit të studentëve.

Kriteri 1
Institucion ka një strukturë për orientimin dhe këshillimin e studentëve;

Kriteri 2
Institucioni angazhohet në informimin dhe orientimin e studentëve;

Kriteri 3
Programet e studimeve mundësojnë adaptimin progresiv të studentit me programin e studimit;

Kriteri 4
Institucioni vë në dispozicion të studentëve materiale ose broshura informuese;

Kriteri 5
Institucioni orienton studentët që dëshirojnë të ndryshojnë programet e studimeve dhe dokumeton procesin;

Kriteri 6
Struktura për orientimin dhe këshillimin e studentëve i mbështet ata në të gjitha ciklet e studimeve që ofron institucioni.

Standardi III.4
Institucioni ndjek një politikë mbështetëse për kategori sociale të veçanta.

Kriteri 1
Institucioni ndjek një politikë mbështetëse për studentët me aftësi të kufizuara;

Kriteri 2
Institucioni ndjek një politikë mbështetëse për studentët romë dhe ballkano-egjiptianë;

Kriteri 3
Institucioni ndjek një politikë mbështetëse për studentët që angazhohen në aktivitete sportive të niveleve të larta;

Kriteri 4
Institucioni ndjek një politikë mbështetëse për studentët që dëshirojnë të ndjekin studimet me kohë të pjesshme.

Standardi III.5
Institucioni ofron literaturë bazë dhe ndihmëse për studentët.

Kriteri 1
Institucioni garanton tekste mësimore cilësore dhe literaturë plotësuese të mjaftueshme në sasi;

Kriteri 2
Institucioni ka një strukturë për ruajtjen e dokumentacionit;

Kriteri 3
Institucioni ka një bibliotekë që ofron literaturë për studentët;

Kriteri 4
Institucioni pasuron në mënyrë të vazhdueshme literaturën e bibliotekës;

Kriteri 5
Institucioni parashikon fonde për blerjen e literaturës së specializuar në fushën e kërkimit shkencor;

Kriteri 6
Institucioni ofron nëpërmjet bibliotekës literaturë shumëdisiplinare;

Kriteri 7
Oraret e punës të bibliotekës shpallen në mjediset e institucionit;

Kriteri 8
Studenti disponon një kartelë regjistrimi dhe sigurimi të literaturës;

Kriteri 9
Biblioteka ofron edhe sigurimin e materialeve në rrugë elektronike.

Standardi III.6
Institucioni u ofron studentëve të ciklit të parë mbështetje nëpërmjet shërbimeve universitare për të lehtësuar leur réussit ecurinë e tyre.

Kriteri 1
Institucioni ofron për studentët udhëheqje dhe kujdestari (tutorat);
Kriteri 2
Institucioni ndihmon dhe orienton studentin për mënyrën e sigurimit të literaturës;

Kriteri 3
Institucioni ofron në mjediset e tij kurse për të ndihmuar studentët në vështirësi.

Standardi III.7
Institucioni inkurajon pjesëmarrjen e studentëve në jetën institucionale.

Kriteri 1
Studentët përfaqësohen në organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve;
Kriteri 2
Këshillat e studentëve shprehin mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë si: për planet mësimore dhe programet e studimeve, rregulloret e studimeve, etj.;

Kriteri 3
Institucioni mbështet këshillat e studentëve dhe financon veprimtarinë e tyre.

Standardi III.8
Institucioni ndjek një politikë mbështetëse për të siguruar cilësinë e jetës studentore.

Kriteri 1
Institucioni ndjek një politikë për të lehtësuar jetën studentore;

Kriteri 2
Institucioni mbështet jetën kulturore studentore;

Kriteri 3
Institucioni mbështet studentët që angazhohen në veprimtari sportive të organizuara nga strukturat e tij dhe institucione të tjera;

Kriteri 4
Institucion bashkëpunon me strukturat shëndetësore për ndjekjen e politikave parandaluese dhe kuruese në ndihmë të shëndetit të studentëve.

Standardi III.9
Institucioni favorizon punësimin e studentëve.
Kriteri 1
Institucioni ka një strukturë që disponon të dhëna statistikore për punësimin e të diplomuarve të vet;

Kriteri 2
Institucioni ofron ndihmë për integrimin në punësim;

Kriteri 3
Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe personeli administrativ angazhohen për zbatimin e kësaj politike;

Kriteri 4
Institucioni ndjek politika favorizuese për punësimin e të diplomuarve të vet.

KREU II
VEPRIMTARIA SHKENCORE
Institucioni siguron mjetet për të vlerësuar aktivitetet dhe rezultatet e ekipeve të kërkimit. Për të arritur këtë, ai mbështetet në mendimet dhe vlerësimet e ekspertëve në kuadrin e procesit të akreditimit dhe grupeve të verifikimit që vlerësojnë cilësinë shkencore të laboratorëve, programeve dhe personelit akademik.
Ekspertët e vlerësimit dhe grupet e verifikimit raportojnë konstatimet për programet e studimeve, infrastrukturën dhe organizimin e institucionit të arsimit të lartë. Institucioni organizon veprimtarinë shkencore në një kontekst kombëtar, ndërkombëtar dhe veçanërisht në kuadrin e një perspektive të Hapësirës Evropiane të Kërkimit Shkencor. Mendimet dhe propozimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës (KALSH) për fushat parësore dhe programet e kërkimit shkencor e zhvillimit teknologjik çojnë në zgjidhje të qarta të cilat u komunikohen Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe palëve të interesuara.
Institucioni siguron mjetet për të zbatuar politikën e tij, përsa i përket burimeve njerëzore ose burimeve financiare. Ai harton një strategji të zhvillimit të kërkimit shkencor dhe të përhapjesë së rezultateve të tij, të zhvillimit ekonomik dhe të transferimit të njohurive e krediteve të fituara.

I - KËRKIMI: REZULTATET E KËRKIMIT, PËRHAPJA, VLERËSIMI DHE TRANSFERIMI I TYRE.
Standardi I.1
Departamenti, si njësi bazë e institucionit, evidenton anët e tij të forta dhe dobësitë në fushën e kërkimit shkencor.

Standardi I.2
Institucioni inkurajon zhvillimin, dinamizmin dhe kërkimin shkencor.

Standardi I.3
Institucioni përqendrohet në ndërkombëtarizimin e kërkimit shkencor.

Standardi I.4
Institucioni përcakton fushat parësore të kërkimit shkencor.

Standardi I.5
Institucioni zbaton prioritetet kërkimore shkencore.

Standardi I.6
Institucioni siguron vazhdimësi në fushën e kërkimit shkencor.

Standardi I.7
Institucioni bën të njohura rezultatet në fushën e kërkimit shkencor.

Standardi I.8
Institucioni ndjek një politikë të vlerësimit dhe transferimit të rezultateve në fushën e kërkimit shkencor.

I - KËRKIMI: REZULTATET E KËRKIMIT, PËRHAPJA, VLERËSIMI DHE TRANSFERIMI I TYRE.
Institucioni siguron mjetet për të njohur potencialin kërkimor të tij në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai harton politika në fushën e kërkimit shkencor dhe siguron shpërndarjen e rezultateve.
Standardi I.1
Departamenti, si njësi bazë e institucionit, evidenton anët e tij të forta dhe dobësitë në fushën e kërkimit shkencor.

Kriteri 1
Departamenti është njësi bazë mësimore-kёrkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene dhe grupon disiplinat mësimore respektive;

Kriteri 2
Departamenti organizohet në grupe mësimore e kërkimore. Grupi mund të jetë edhe vetëm kërkimor;

Kriteri 3
Departamenti nxit, bashkërendon dhe administron veprimtaritë e mësimdhënies, veprimtaritë kërkimore ose artistike, duke respektuar lirinë akademike të personelit akademik dhe të drejtën e tij për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare në dispozicion të realizimit të programit të studimit;

Kriteri 4
Departamenti përgjigjet për ecurinë e punës kërkimore shkencore të grupeve kërkimore;

Kriteri 5
Departamenti mbështetet financiarisht në mënyrë transparente dhe të hapur nga institucioni dhe përgjigjet për financimin e grupeve kërkimore;

Kriteri 6
Departamenti, bazuar në rezultatet e punës së grupeve kërkimore sugjeron vazhdimësinë ose ndërprerjen e bashkëpunimit me to.

Standardi I.2
Institucioni inkurajon zhvillimin, dinamizmin dhe kërkimin shkencor.
Kriteri 1
Institucioni mbështet grupet dhe projektet kërkimore shkencore të reja;


Kriteri 2
Institucioni siguron bashkëpunimin me struktura të tjera kërkimore;

Kriteri 3
Institucioni siguron ndërveprim midis strukturave dhe institucioneve të ndryshme.

Standardi I.3
Institucioni përqendrohet në ndërkombëtarizimin e kërkimit shkencor.

Kriteri 1
Institucioni angazhohet për mbledhjen dhe shpërndarjen e informacionit në laboratorët e tij;

Kriteri 2
Institucioni angazhohet për t’iu përgjigjur ofertave evropiane në fushën e kërkimit shkencor;

Kriteri 3
Institucioni organizon konferenca ose aktivitete ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor;


Kriteri 4
Institucioni, nëpërmjet personelit akademik, merr pjesë në konferenca ose aktivitete ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor;

Kriteri 5
Institucioni lidh marrëveshje partneriteti me institucionet e huaja të arsimit të lartë;

Kriteri 6
Institucioni organizon takime ceremoniale lidhur me arritjet e tij në fushën e kërkimit shkencor;

Kriteri 7
Punimet kërkimore shkencore të personelit akademik të institucionit publikohen në revista shkencore ndërkombëtare.

Standardi I.4
Institucioni përcakton fushat parësore të kërkimit shkencor.

Kriteri 1
Departamenti dhe grupet kërkimore përcaktojnë prioritetet që ka institucioni në fushën e kërkimit shkencor;

Kriteri 2
Institucioni ndjek një politikë mbështetëse për inovacionet/shpikjet;

Kriteri 3
Institucioni favorizon debatin shkencor në fushat parësore të kërkimit shkencor.
Standardi I.5
Institucioni zbaton prioritetet kërkimore shkencore.
Kriteri 1
Institucioni siguron mjetet për zbatimin e prioriteteve të përcaktuara prej tij;

Kriteri 2
Institucioni rekruton personel akademik të kualifikuar në fushën e kërkimit shkencor, në funksion të strategjisë për zhvillim të institucionit;

Kriteri 3
Institucioni zbaton politikat prioritare të hartuara në fushën e kërkimit shkencor.

Standardi I.6
Institucioni siguron vazhdimësi në fushën e kërkimit shkencor.

Kriteri 1
Prioritetet e kërkimit shkencor janë në fokus të objektivave institucionalë;

Kriteri 2
Institucioni ndjek një veprimtari të qartë të zhvillimit të kërkimit shkencor në raport me kapacitetet e tij;

Kriteri 3
Institucioni ndjek një politikë bashkëpunimi me organizmat shkencorë kombëtarë;

Kriteri 4
Institucioni siguron integrimin efektiv të doktorantëve në grupet kërkimore shkencore;

Kriteri 5
Institucioni ndjek një politikë të përfshirjes së studiuesëve të rinj në projekte kërkimore;

Kriteri 6
Institucioni angazhohet për hartimin dhe zbatimin e politikave shkencore rajonale dhe kombëtare;

Kriteri 7
Institucion ndjek një politikë integruese për kërkuesit shkencorë të huaj;

Kriteri 8
Institucioni ndjek një politikë favorizuese për mobilitetitin e personelit akademik që angazhohet në veprimtari kërkimore shkencore;

Kriteri 9
Institucioni, për të nxitur rritjen e cilësisë dhe ndërkombëtarizimin e studimeve, fton, për veprimtari kërkimore dhe mësimdhënie, personel akademik të huaj, për periudha të kufizuara kohore.

Standardi I.7
Institucioni bën të njohura rezultatet në fushën e kërkimit shkencor.

Kriteri 1
Institucioni ndjek një politikë mbështetëse për organizimin e seminareve ndërkombëtare dhe simpoziumeve shkencore;


Kriteri 2
Institucioni ndjek një politikë mbështetëse për publikimet e rezultateve në fushën e kërkimit shkencor;

Kriteri 3
Institucioni ndjek një politikë të promovimit të kulturës kërkimore në nivel rajonal dhe kombëtar.

Standardi I.8
Institucioni ndjek një politikë të vlerësimit dhe transferimit të rezultateve në fushën e kërkimit shkencor.

Kriteri 1
Institucioni ngre një njësi që vlerëson ecurinë e rezultateve në fushën e kërkimit shkencor;

Kriteri 2
Institucioni ndjek një politikë për promovimin e rezultateve në fushën e kërkimit shkencor;

Kriteri 3
Institucioni ndjek një politikë për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, si dhe praktikën e mirë në veprimtarinë kërkimore-botuese;

Kriteri 4
Institucioni inkurajon kërkuesit e rinj për ndërmarrjen e inisiativave vetjake në fushën e kërkimit shkencor;

Kriteri 5
Institucioni bashkëpunon me biznesin vendas dhe të huaj dhe me faktorët ekonomikë dhe socialë;

Kriteri 6
Institucioni ka veprimtari botuese shkencore;

Kriteri 7
Institucioni informohet për veprimtarinë kërkimore shkencore të personelit akademik të tij.

KREU III
MENAXHIMI I INSTITUCIONIT NË SHËRBIM TË PËRMBUSHJES SË MISIONIT TË TIJ
Institucioni ndjek dhe zbaton politikat e tij për të përmbushur misionin e përcaktuar në momentin e krijimit dhe në mbështetje të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Ai përdor autonominë e tij për t`i përshtatur dhe zbatuar ato sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi, në funksion të përmbushjes së misionit të tij.
Organet drejtuese angazhohen për hartimin dhe zbatimin e strategjisë për zhvillim të institucionit. Për zbatimin e projekteve strategjike, institucionet angazhojnë personelin akademik, personelin ndihmës mësimor-shkencor dhe personelin administrativ.
Institucioni bashkëpunon me të gjithë aktorët e interesuar, veçanërisht me institucionet e tjera të arsimit të lartë. Ai mban kontakte të vazhdueshme me njësitë dhe filialet e tij, si dhe me kategori të ndryshme nga bota e biznesit vendas ose të huaj. Ai merr pjesë në rrjetet kryesore shkencore dhe në strukturat shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Menaxhimi: Objektivat kryesorë të menaxhimit institucional dhe standardet e menaxhimit
I - AUTONOMIA
Standardi I.1
Institucioni dhe strukturat e tij funksionojnë në përputhje me statutin e institucionit.

Standardi I.2
Institucioni organizohet në mënyrë të tillë që të sigurojë eficiencë në menaxhim.

Standardi I.3
Institucioni favorizon debatin konstruktiv.

Standardi I.4
Institucioni respekton kufijtë e autonomisë së tij.

Standardi I.5
Institucion harton një strategji zhvillimi.

Standardi I.6
Institucioni publikon raportin vjetor, e paraqet atë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe para personelit akademik e studentëve.

II - ORGANIZIMI I INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË
Standardi II.1
Institucioni ngre struktura të përshtatshme për realizimin e misionit dhe qëllimit të tij.

Standardi II.2
Institucioni siguron menaxhimin efikas të burimeve njerëzore.

Standardi II.3
Organet drejtuese lehtësojnë vendimmarrjen nëpërmjet favorizimit të debatit në këshillat e institucionit.

III - PARTNERITETI
Standardi III.1
Institucioni kryen studimin e tregut për realizimin e misionit dhe qëllimit të tij.

Standardi III.2
Institucioni ndjek një strategji të hapur për bashkëpunimin dhe partneritetin në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar.


Standardi III.3
Institucioni ndjek një strategji bashkëpunimi me institucionet të tjera mbështetëse.

Standardi III.4
Institucioni ndjek një politikë favorizuese për mobilitetin e personelit akademik dhe të studentëve në nivel ndërkombëtar.

IV - MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE
Standardi IV.1
Institucion ndjek një politikë të hapur të punësimit dhe të rekrutimit të burimeve njerëzore.

Standardi IV.2
Institucion ndjek një politikë integruese të personelit akademik, personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ.

Standardi IV.3
Institucion ndjek një politikë të vlerësimit periodik të aftësive të personelit të tij.

Standardi IV.4
Institucion ndjek një politikë të zhvillimit social.
V - MENAXHIMI I VEPRIMTARISË SË INSTITUCIONIT

Standardi V.1
Institucioni siguron mjedise dhe infrastrukturë të përshtatshme për veprimtarinë akademike-shkencore.

Standardi V.2
Institucioni disponon dokumentacion të plotë të veprimtarisë akademike në letër (hardcopy) dhe në formë elektronike.
VI - MENAXHIMI FINANCIAR
Standardi VI.1
Institucioni harton buxhetin në përputhje me procedurat e përcaktuara.

Standardi VI.2
Institucioni siguron mjetet e nevojshme për të zbatuar politikën financiare.

Standardi VI.3
Institucion ndjek një politikë të kontrollit buxhetor dhe financiar.

VII- MENAXHIMI I SISTEMEVE TË INFORMACIONIT
Standardi VII.1
Institucioni disponon një sistem të informimit.

Standardi VII.2
Institucioni bashkërendon veprimtaritë në fushën e teknologjisë së informacionit.

Standardi VII.3
Institucioni menaxhon pasuritë e paluajtshme.

Standardi VII.4
Institucioni siguron ruajtjen, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë së tij kulturore dhe shkencore.

Standardi VII.5
Institucioni ndjek një politikë të menaxhimit të aseteve të tij.

Standardi VII.6
Institucioni ngre një strukturë logjistike administrative për kryerjen e funksioneve me interes të përbashkët.


I - AUTONOMIA
Institucioni ndjek dhe zbaton politikat e tij për përmbushjen e misionit të përcaktuar në momentin e krijimit dhe në mbështetje të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Organet dhe autoritetet drejtuese në bashkëpunim me personelin e tyre menaxhojnë me transparencë veprimtarinë e institucionit.
Standardi I.1
Institucioni dhe strukturat e tij funksionojnë në përputhje me statutin e institucionit.
Kriteri 1
Institucion harton një rregullore të brendshme;
Kriteri 2
Institucioni harton statutin në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në përshtatje me misionin dhe objektivat e tij;

Kriteri 3
Institucioni përshtat dhe përmirëson në mënyrë të vazhdueshme statutin dhe rregulloren e tij.
Standardi I.2
Institucioni organizohet në mënyrë të tillë që të sigurojë eficiencë në menaxhim.
Kriteri 1
Organet drejtuese ushtrojnë efektivisht menaxhimin e institucionit. Rektorati përgatit dhe paraqet buxhetin para Senatit Akademik të institucionit;
Kriteri 2
Rektorati përcakton përbërjen e komisionit të ekspertëve që hartojnë politikat ekonomike e buxhetore të institucionit;

Kriteri 3
Rektorati formulon kriteret për shpërndarjen e burimeve financiare, materiale dhe njerëzore;

Kriteri 4
Rektorati nxit promovimin e personelit akademik të institucionit;


Kriteri 5
Këshilli i Administrimit është organ kolegjial vendimmarrës, në Institucioninet publike të Arsimit të Lartë, që mbikëqyr e kontrollon veprimtaritë e Institucionit të Arsimit të Lartë, që lidhen me menaxhimin administrativ, financiar, ekonomik dhe të pronave të tij;
Kriteri 6
Këshilli i etikës ngrihet pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe diskuton çështje të etikës së jetës universitare. Ai i bën propozime rektorit në lidhje me trajtimin e tyre;
Kriteri 7
Këshilli i fakultetit është organ kolegjial vendimmarrës, që programon e përcakton, në bazë të propozimeve të departamenteve, përdorimin e burimeve njerëzore dhe materiale në dispozicion të fakultetit;
Kriteri 8
Këshilli i Profesorëve ngrihet për organizimin dhe drejtimin e studimeve të doktoratës dhe të kualifikimit shkencor e pedagogjik pas doktoratës, në njësitë kryesore të institucioneve të arsimit të lartë, të cilat ofrojnë programe studimi të ciklit të tretë ose edhe në nivel institucioni;
Kriteri 9
Dekani është autoriteti drejtues i fakultetit dhe përfaqësuesi ligjor i tij;

Kriteri 10
Drejtori është autoriteti drejtues i një instituti të kërkimit dhe zhvillimit ose i një filiali (në rast se ai nuk ka statusin e fakultetit ose të departamentit) dhe e përfaqëson atë;

Kriteri 11
Dekani/drejtori zgjidhet me votim të fshehtë nga i gjithë personeli akademik, personeli joakademik dhe studentët e fakultetit/institutit të kërkimit dhe zhvillimit/kolegjit profesional;

Kriteri 12
Përgjegjësi i departamentit/qendrës së kërkimit dhe zhvillimit zgjidhet me votim të fshehtë nga i gjithë personeli akademik respektiv;

Kriteri 13
Organizimi i brendshëm dhe kontrolli në Institucionet jopublike të Arsimit të Lartë bëhet në përputhje me përcaktimet në statut dhe në rregulloren e brendshme;


Kriteri 14
Në Institucionet jopublike të Arsimit të Lartë ka ndarje të qarta të veprimtarisë së organeve dhe autoriteteve drejtuese dhe personelit administrativ dhe atij akademik.

Standardi I.3
Institucioni favorizon debatin konstruktiv.

Kriteri 1
Materialet për diskutim përgatiten dhe vihen në dispozicion të anëtarëve të këshillave të institucionit, përpara marrjes së vendimeve;

Kriteri 2
Senati dhe këshillat mblidhen periodikisht;

Kriteri 3
Mendimet dhe propozimet e senatit dhe këshillave merren parasysh për zbatim;

Kriteri 4
Institucioni monitoron procesin e zbatimit të tyre.

Standardi I.4
Institucioni respekton kufijtë e autonomisë së tij.

Kriteri 1
Institucioni ka instaluar struktura të mbikëqyrjes dhe vlerësimit të brendshëm;

Kriteri 2
Institucioni ka angazhuar këshilltarë të jashtëm për të ndihmuar mirëfunksionimin e tij;

Kriteri 3
Institucioni është organizuar në mënyrë të tillë që të përfitojë finacime nga programet europiane dhe me gjerë.

Standardi I.5
Institucioni harton një strategji zhvillimi.

Kriteri 1
Strategjia e zhvillimit të institucionit diskutohet gjerësisht, nga organet dhe autoritetet drejtuese të tij;

Kriteri 2
Strategjia e zhvillimit të institucionit përcakton objektivat dhe mjetet e duhura për arritjen e rezultateve të pritshme;

Kriteri 3
Strategjia e institucionit hartohet në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Standardi I.6
Institucioni publikon raportin vjetor, e paraqet atë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe para personelit akademik e studentëve.

Kriteri 1
Raporti pasqyron aktivitetet e brendshme dhe të jashtme të institucionit;

Kriteri 2
Raporti ndihmon në vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të institucionit;

Kriteri 3
Raporti i aktiviteteve vihet në dispozicion të këshillave të institucionit;

Kriteri 4
Raporti i veprimtarisë bëhet publik dhe paraqitet pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe para personelit akademik e studentëve.

II. – ORGANIZIMI I INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË
Institucionet e Arsimit të Lartë kanë të drejtë të ndahen në njësi përbërëse organizative: kryesore, bazë dhe ndihmëse, për ushtrimin e autonomisë, brenda kompetencave të tyre. Njësitë përbërëse të Institucionit të Arsimit të Lartë përfshihen në hartimin dhe zbatimin e projektit institucional. Autoriteti drejtues i institucionit përgjigjet për zbatimin e vendimeve të marra nga organet drejtuese dhe administruese të Insitucionit të Arsimit Lartë.
Standardi II.1
Institucioni ngre struktura të përshtatshme për realizimin e misionit dhe qëllimit të tij.

Kriteri 1
Institucioni i arsimit të lartë ka autonomi dhe liri akademike, sipas ligjit në fuqi;

Kriteri 2
Autonomia dhe liria akademike ndihmojnë në realizimin e misionit dhe qëllimit të institucionit;


Kriteri 3
Liria akademike e Institucioneve të Arsimit të Lartë shprehet në lirinë e mësimdhënies, lirinë e kërkimit shkencor, lirinë e krijimit;

Kriteri 4
Institucioni i Arsimit të Lartë organizohet në njësi përbërëse organizative: kryesore, bazë dhe ndihmëse, për ushtrimin e autonomisë, brenda kompetencave të tij;
Kriteri 5
Universiteti ofron programe të studimeve universitare për të tre ciklet dhe ka në përbërje, së paku, dy fakultete. Ai zhvillon kërkim shkencor bazë dhe aplikativ;
Kriteri 6
Akademitë ofrojnë arsimim të lartë profesional dhe veprimtari krijuese në fusha specifike të artit, sportit, rendit publik e fusha të tjera profesionale. Ato ofrojnë programe të studimeve për të tre ciklet dhe kanë në përbërje, së paku, dy fakultete;
Kriteri 7
Qendra ndëruniversitare zhvillon dhe promovon programe dhe projekte të kërkimit shkencor dhe ndihmon në arsimim të avancuar pas ciklit të parë të studimeve universitare;
Kriteri 8
Shkolla e lartë ofron arsimim të lartë në ciklin e parë ose edhe të dytë të studimeve dhe ka në përbërje, së paku, dy fakultete. Shkolla e lartë mund të ofrojë kërkim shkencor të aplikuar;
Kriteri 9
Kolegji profesional ofron programe të studimeve të ciklit të parë në disa fusha, të lidhura me nevojat e tregut të punës;
Kriteri 10
Një Institucion i Arsimit të Lartë ka të drejtë të hapë filialet e tij në rajone të tjera, jashtë selisë qendrore, për të ofruar programe të studimeve, kërkim shkencor e shërbime të ndryshme;
Kriteri 11
Fakulteti, si njësi kryesore, organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tre të tilla, nga të cilat dy departamente;

Kriteri 12
Departamenti, si njësi bazë, ka në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 të jenë me grada dhe tituj;
Kriteri 13
Institucioni ka faqen e tij zyrtare të internetit.
Standardi II.2
Institucioni siguron menaxhimin efikas të burimeve njerëzore.
Kriteri 1
Institucioni zbaton rregulla të qarta për caktimin e përgjegjësive sipas funksioneve respektive.

Standardi II.3
Organet drejtuese lehtësojnë vendimmarrjen nëpërmjet favorizimit të debatit në këshillat e institucionit.

Kriteri 1
Institucioni vë në veprim këshillat e tij të organizuar sipas niveleve;

Kriteri 2
Këshillat japin mendime dhe propozime dhe marrin vendime;

Kriteri 3
Propozimet, mendimet dhe vendimet dhe e tyre u përcillen autoriteteve drejtuese;

Kriteri 4
Personeli akademik përfshihet në debatin e brendshëm sipas procedurave institucionale të parashkruara në statut.


III - PARTNERITETI
Institucioni ndjek një politikë aktive për të favorizuar zhvillimin në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Institucioni ndjek një politikë mbështetëse për mobilitetin dhe pritjen e studentëve, doktorantëve, personelit kërkimor shkencor vendas dhe të huaj, përmes partneritetit institucional.
Standardi III.1
Institucioni kryen studimin e tregut për realizimin e misionit dhe qëllimit të tij.

Kriteri 1
Institucioni informohet në mënyrë të vazhdueshme për zhvillimin ekonomik rajonal;


Kriteri 2
Institucioni monitoron punësimin e të diplomuarve të vet;

Kriteri 3
Institucioni respekton rregullat e konkurrencës.

Standardi III.2
Institucioni ndjek një strategji të hapur për bashkëpunimin dhe partneritetin në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kriteri 1
Institucioni përcakton prioritetet e politikës së tij të bashkëpunimit;

Kriteri 2
Strategjia e bashkëpunimit pasqyrohet në strategjinë afatgjatë të zhvillimit të institucionit;

Kriteri 3
Institucioni merr parasysh nevojat e ekonomisë vendase dhe tregut të punës për hapjen e programeve të reja ose hartimin e projekteve kërkimore shkencore;

Kriteri 4
Institucioni bashkëpunon me partnerët rajonalë në kuadër të zbatimit të strategjisë për bashkëpunim;

Kriteri 5
Institucioni organizon dhe formalizon marrëveshjet me institucionet homologe të arsimit të lartë.

Standardi III.3
Institucioni ndjek një strategji bashkëpunimi me institucionet të tjera mbështetëse.

Kriteri 1
Institucioni bashkëpunon me instanca të tjera për ofrimin e shërbimeve ndaj studentëve;

Kriteri 2
Institucioni bashkëpunon me instanca të tjera për plotësimin e nevojave të veta në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Standardi III.4
Institucioni ndjek një politikë favorizuese për mobilitetin e personelit akademik dhe të studentëve në nivel ndërkombëtar.


Kriteri 1
Institucioni merr pjesë në aktivitete ndërkombëtare;

Kriteri 2
Institucioni ndjek një politikë favorizuese për mobilitetin e personelit akademik dhe të studentëve;

Kriteri 3
Institucion ndjek një politikë për integrimin e studentëve të huaj;

Kriteri 4
Institucioni ndjek një politikë për integrimin e personelit akademik të ftuar dhe të studiuesve të huaj.

IV - MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE
Institucioni ndjek një politikë favorizuese për menaxhimin efikas të burimeve njerëzore.
Standardi IV.1
Institucion ndjek një politikë të hapur të punësimit dhe të rekruktimit të burimeve njerëzore.

Kriteri 1
Institucioni bën publike organigramën e tij;

Kriteri 2
Institucioni ndjek një politikë të punësimit me kohë të pjesshme për nevoja të tij;

Kriteri 3
Institucioni publikon kriteret e punësimit për çdo pozicion pune vakant;

Kriteri 4
Institucioni ndjek një politikë për promovimin e personelit akademik me kohë të plotë dhe personelit akademik me kohë të pjesshme, të ftuar apo me kontratë;


Kriteri 5
Institucioni ndjek një politikë për punësimin e personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ, në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve të tjera nënligjore të dala për zbatim të tij;

Kriteri 6
Institucioni përcakton në rregulloren e brendshme kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit;

Kriteri 7
Institucioni rekruton me përparësi personel akademik të kualifikuar në universitete të njohura në shkallë ndërkombëtare.

Standardi IV.2
Institucion ndjek një politikë integruese të personelit akademik, personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ.

Kriteri 1
Institucioni angazhohet në zbatimin e politikave integruese të personelit të vet;


Kriteri 2
Institucioni angazhon personelin e vet për të organizuar ditë të informimit, duke përgatitur broshura informuese;

Kriteri 3
Institucioni ndjek një politikë favorizuese për integrimin e personelit të vet në jetën sociale të tij.

Standardi IV.3
Institucion ndjek një politikë të vlerësimit të aftësive të personelit të tij.

Kriteri 1
Institucioni ndjek një plan trajnimi sipas prioriteteve të përcaktuara në projektin e zhvillimit;

Kriteri 2
Institucioni vlerëson arritjet e personelit të tij;

Kriteri 3
Institucioni inkurajon trajnimin dhe promovimin e personelit akademik në universitetet perëndimore;

Kriteri 4
Institucioni angazhon profesorë të huaj në komitetet/juritë e promovimit të personelit për gradën shkencore “Doktor” dhe titujt akademikë “Docent”, “Prof. Asoc.”, “Prof.”;

Kriteri 5
Institucioni vë si parakusht për promovim për titullin “Profesor” një përvojë të mjaftueshme kërkimore ose akademike së paku 1-vjeçare, në një universitet perëndimor.

Standardi IV.4
Institucion ndjek një politikë të zhvillimit social.

Kriteri 1
Institucioni organizon aktivitete sociale;

Kriteri 2
Institucion favorizon dialogun social;

Kriteri 3
Institucion ndjek një politikë të sigurimit të jetës dhe shëndetit.

V - MENAXHIMI I VEPRIMTARISË SË INSTITUCIONIT
Standardi V.1
Institucioni siguron mjedise dhe infrastrukturë të përshtatshme për veprimtarinë akademike-shkencore.

Kriteri 1
Institucioni i Arsimit të Lartë vë në dispozicion për mësimdhënie objekte të ndërtuara (ose rindërtuara) me materiale cilësore bashkëkohore dhe që plotësojnë kushtet higjieno-sanitare për studentët dhe personelin akademik e administrativ, duke shmangur elementet e rrezikshmërisë;

Kriteri 2
Institucioni i Arsimit të Lartë siguron akustikë të mirë në ambientet e mësimit dhe izolim nga zhurmat, luhatjet e temperaturës dhe lagështirës;

Kriteri 3
Institucioni i Arsimit të Lartë është larg zonave të zhvillimit industrial apo zonave me ndotje mbi normat e lejuara sipas standardeve përkatëse;


Kriteri 4
Institucioni i Arsimit të Lartë disponon auditorë mësimi; ambiente për laboratorë; ambiente për personelin pedagogjik; ambiente për personelin administrativ; ambiente teknike; ambiente për bibliotekën, senatin, salla audiovizive, salla kompjuterësh, multimedieje, etj. të kësaj natyre;

Kriteri 5
Institucioni i Arsimit të Lartë plotëson normativën e sipërfaqes së shfrytëzueshme prej 3,8 – 4.0 m2/student (minimumi) dhe 7.5 – 8.0 m2/student (maksimumi);

Kriteri 6
Institucioni i Arsimit të Lartë garanton kapacitete të mjaftueshme për formimin praktik të studentëve në programet e fushave si shëndetësi, shkencat teknike, shkencat bujqësore dhe të ngjashme me to;

Kriteri 7
Lartësia e ambienteve është jo më e vogël se 3.0 m (tavan-dysheme). Normativa minimale e mësipërme, pranohet për programe studimi të tilla si gjuhë, letërsi, sociologji, histori, gjeografi, shkencat ekonomike, juridik, matematikë, arkeologji, etj. të kësaj natyre, (përgjithësisht për shkencat shoqërore e politike), kurse për programe studimi si arkitekturë, muzikë, etj. (të kësaj natyre) pranohen normativa jo më pak se niveli mesatar më sipër. Për programe studimi në fushën e inxhinierisë apo të shkencave të natyrës (fizikë, kimi, biologji, etj.) normativat e mësipërme minimalisht dyfishohen (minimumi dhe maksimumi);

Kriteri 8
Institucioni i Arsimit të Lartë plotëson normativat teknike të ndriçimit natyral, sipërfaqja e dritareve mbulon minimalisht (15 – 20)% të sipërfaqes së dyshemesë dhe ndriçimi është i orientuar nga krahu i majtë i studentit, mundësisht nga juglindja;

Kriteri 9
Institucioni i Arsimit të Lartë që ka më shumë se 200 studentë (në një godinë), ka detyrimisht dalje dhe shkallë emergjence;

Kriteri 10
Institucioni i Arsimit të Lartë ka sistemin e mbrojtjes kundra zjarrit dhe sistemin e mbrojtjes kundër shkarkesave atmosferike;

Kriteri 11
Institucioni i Arsimit të Lartë ka funksional sistemin e ngrohjes;

Kriteri 12
Institucioni i Arsimit të Lartë ka burime alternative për furnizimin me energji elektrike (motogjenerator, etj.) si edhe rezerva të mjaftueshme të ujit të përdorshëm (depozita uji).

Standardi V.2
Institucioni disponon dokumentacion të plotë të veprimtarisë akademike në letër (hardcopy) dhe në formë elektronike.

Kriteri 1
Institucioni ka një strukturë që përgjigjet për ruajtjen e dokumentacionit në letër;

Kriteri 2
Institucioni ka një strukturë për dixhitalizimin e të dhënave dhe ruajtjen e dokumentacionit në formë elektronike;

Kriteri 3
Institucioni ka një strukturë për mbledhjen e statistikave;


Kriteri 4
Institucion disponon bazë të dhënash në lidhje me regjistrimin e studentëve, numrin e matrikullimit, etj., në përputhje me aktet nënligjore në fuqi;

Kriteri 5
Institucioni disponon të dhëna të përgjithshme për programin, formën, planin e tij mësimor, shoqëruar me kreditet e detyrueshme të studimeve;

Kriteri 6
Institucioni disponon një regjistër bazë të studentëve me të dhëna personale të tyre.

Kriteri 7
Institucioni disponon një regjistër bazë të studentëve (në formë të shkruar dhe elektronike që mbahet në ruajtje të përhershme), me vlerësimet e marra gjatë ndjekjes së programit të studimit, të dhëna për diplomën ose diplomat e marra bashkë me suplementin e diplomës etj.

VI - MENAXHIMI FINANCIAR
Institucioni harton buxhetin në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi si dhe me politikat e përgjithshme të zhvillimit.
Standardi VI.1
Institucioni harton buxhetin në përputhje me procedurat e përcaktuara.

Kriteri 1
Shpërndarja e burimeve financiare dhe përdorimi i tyre në Institucionet publike të Arsimit të Lartë, bëhen në përputhje me rregullat dhe standardet e programimit buxhetor dhe menaxhimin financiar publik;

Kriteri 2
Struktura e hartimit të buxhetit për çdo Institucion publik të Arsimit të Lartë bëhet sipas strukturës së Buxhetit të Shtetit, të përcaktuar me udhëzim të mnistrit të Financave;

Kriteri 3
Buxheti i propozuar është objekt diskutimi në Senat dhe në Këshillin e Administrimit të Institucionit. Për IAL-të jopublike buxheti i propozuar është objekt diskutimi në senat dhe në bordin e aksionerëve;

Kriteri 4
Buxheti i institucionit është i detajuar dhe i deleguar për menaxhim deri në departament.

Standardi VI.2
Institucioni siguron mjetet e nevojshme për të zbatuar politikën financiare.

Kriteri 1
Institucion ngre strukturën e posaçme për menaxhimin financiar të tij dhe zbatimin e politikës financiare;

Kriteri 2
Institucioni ndjek një politikë transparente të shpërndarjes së burimeve financiare;

Kriteri 3
Institucioni respekton rregullat e kontabilitetit;

Kriteri 4
Rregullat e administrimit financiar të Institucioneve të Arsimit të Lartë janë të njëjta me ato të institucioneve të tjera publike;

Kriteri 5
Institucioni analizon treguesit e monitorimit të zbatimit të politikës financiare.
Standardi VI.3
Institucioni ndjek një politikë të kontrollit buxhetor dhe financiar.

Kriteri 1
Institucionet e Arsimit të Lartë i nënshtrohen auditit financiar, që realizohet nga institucionet e parashikuara me ligj për këtë qëllim;

Kriteri 2
Rezultatet e auditit financiar bëhen publike;

Kriteri 3
Raporti i veprimtarisë financiare është shpallur në një mbledhje të hapur për studentët dhe personelin e IAL-së;

Kriteri 4
Raportet e KLSH-së, e auditit të MASH-it dhe e auditit të vetë institucionit, për IAL-të publike, janë shqyrtuar në Këshillin Administrativ;

Kriteri 5
Raporti i auditit financiar të Institucioneve jopublike të Arsimit të Lartë evidenton politikat e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në favor të rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe shërbimeve për studentët. 
VII – MENAXHIMI I SISTEMEVE TË INFORMACIONIT
Standardi VII.1
Institucioni disponon një sistem të informimit.

Kriteri 1
Sistemet e informacionit janë të koordinuara;

Kriteri 2
Sistemet e menaxhimit të informacionit përdoren për siguruar informacionin strategjik;

Kriteri 3
Institucioni publikon në faqen zyrtare të gjitha të dhënat statistikore për numrin e studentëve sipas programeve, ofertën akademike, ndërtimin dhe funksionimin e institucionit, si dhe statutin dhe rregulloret e funksionimit të tij.

Standardi VII.2
Institucioni bashkërendon veprimtaritë në fushën e teknologjisë së informacionit.

Kriteri 1
Institucioni realizon informatizimin e tij;


Kriteri 2
Institucioni vë në dispozicion të personelit dhe të studentëve, salla ose laboratore informatike;

Kriteri 3
Institucioni ofron programe të edukimit në distancë.

Standardi VII.3
Institucioni menaxhon pasuritë e paluajtshme.

Kriteri 1
Institucioni ka një evidencë të pasurive të paluajtshme të tij;

Kriteri 2
Institucioni ka një master-plan për sigurinë, rehabilitimin, zgjerimin, dhe/ose ristrukturimin e pasurive të paluajtshme të tij;

Kriteri 3
Institucioni menaxhon asetet e tij sipas një plani të përcaktuar;

Kriteri 4
Institucioni mbikëqyr projektet e tij të ndërtimit dhe rindërtimit.

Standardi VII.4
Institucioni siguron ruajtjen, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë së tij akademike, kulturore dhe shkencore.

Kriteri 1
Institucioni ndjek një politikë të ruajtjes së trashëgimisë së tij akademike, kulturore dhe shkencore;

Kriteri 2
Institucioni ndjek një politikë të vlerësimit dhe zhvillimit të pasurive të tij akademike, kulturore dhe shkencore;

Kriteri 3
Institucioni ndjek një politikë të mirëmbajtjes dhe të zhvillimit të pasurive të tij akademike, kulturore dhe shkencore.

Standardi VII.5
Institucioni ndjek një politikë të menaxhimit të aseteve të tij.

Kriteri 1
Institucioni ka një infrastrukturë të përshtatshme për zhvillimin e aktivitetit të tij;
Kriteri 2
Institucioni disponon mjediset në dispozicion të veprimtarisë së personelit akademik, në përpjestim me numrin e tij.

Standardi VII.6
Institucioni ngre një strukturë logjistike administrative për kryerjen e funksioneve me interes të përbashkët

Kriteri 1
Institucioni ofron shërbime në përputhje me nevojat e tregut;

Kriteri 2
Institucioni kryen anketime dhe vlerëson shërbimet logjistike.