NJOFTIME

Previous
Next
  • Numri i klikimeve në faqe : 2418642

Procesi i vleresimit te institucioneve te arsimit te larte me agjencine britanike QAA

Ne vijim te procesit te vleresimit te jashtem te institucioneve te arsimit te larte ne bashkepunim me Agjencine Britanike te Sigurimit te Cilesise, QAA, APAAL ka perfunduar fazen e trajnimeve dhe asistencen teknike ndaj Grupeve te Vleresimit te Brendshem ne IAL. Aktualisht procesi i vleresimit ka filluar per 29 institucione, pjese e grupeve 2-7 dhe nje pjese e trye jane duke pergatitur Raportin e vleresimit te brendshem dhe dokumentacionin mbeshtetes ne funksion te ketij raporti. Gjithashtu, stafi i APAAL, pervec takimeve te realizuar me t... Read more...

Miratohet Vendimi i riorganizimit te APAAL ne ASCAL

V E N D I M Nr. 109, datë 15.02.2017 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË E TË BORDIT TË AKREDITIMIT DHE PËR PËRCAKTIMIN E TARIFAVE PËR PROCESET E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 14, 15 e 106, të ligjit nr.80/2015, “Përarsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, mepropozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Riorganizimin e Ag... Read more...

FINALIZIMI I RAPORTEVE TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Në datën 22 Dhjetor, Agjencia Britanike QAA ka përfunduar redaktimin e raporteve të vlerësimit për gjashtë institucionet e grupit të parë për të cilët është kryer vlerësimi i jashtëm nga ekspertë të kësaj agjencie dhe ekspertë vendas Read more...

TAKIM INFORMUES ME PËRFAQËSUESIT E GRUPIT TË DYTË TË IAL-ve

Në në datën 21 Dhjetor u zhvillua në ambjentet e APAAL takimi me përfaqësuesit e pesë institucioneve të arsimit të lartë, ShL “Nehemiah Gateway”, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Sporteve, Tiranë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë Read more...

DISKUTIM MBI FAZËN E PARË TË VLERËSIMIT

Bazuar në kontratën e nënshkruar midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Britanike të Sigurimit të Cilësisë (QAA), për vlerësimin e jashtëm të institucioneve të arsimit të lartë Read more...

VENDIM Nr. 220, datë 16.12.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FARMACI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË VENDIM Nr. 220, datë 16.12.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FARMACI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”   Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e l... Read more...

VENDIM Nr. 219, datë 16.12.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “STOMATOLOGJI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË VENDIM Nr. 219, datë 16.12.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “STOMATOLOGJI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD” Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në... Read more...

VENDIM Nr. 218, datë 16.12.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT, BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË VENDIM Nr. 218, datë 16.12.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD” Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqip... Read more...

VENDIM Nr. 217, datë 16.12.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA SHOQËRORE DHE HUMANE ME PROFILE: EDUKIM; DREJTËSI; SHKENCA POLITIKE/MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË VENDIM Nr. 217, datë 16.12.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA SHOQËRORE DHE HUMANE ME PROFILE: EDUKIM; DREJTËSI; SHKENCA POLITIKE/MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, ... Read more...

VENDIM Nr. 216, datë 16.12.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “ADMINISTRIM BIZNESI M

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË VENDIM Nr. 216, datë 16.12.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “ADMINISTRIM BIZNESI ME PROFILE: FINANCË; MENAXHIM; MARKETING;”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqi... Read more...
Previous
Next
  • Procesi i vleresimit te institucioneve t

  • Miratohet Vendimi i riorganizimit te APA

  • FINALIZIMI I RAPORTEVE TË VLERËSIMIT T

  • TAKIM INFORMUES ME PËRFAQËSUESIT E GRU

  • DISKUTIM MBI FAZËN E PARË TË VLERËSI

  • VENDIM Nr. 220, datë 16.12.2016 PËR VL

  • VENDIM Nr. 219, datë 16.12.2016 PËR VL

  • VENDIM Nr. 218, datë 16.12.2016 PËR VL

  • VENDIM Nr. 217, datë 16.12.2016 PËR AK

  • VENDIM Nr. 216, datë 16.12.2016 PËR AK

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 216, datë 16.12.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “ADMINISTRIM BIZNESI ME PROFILE: FINANCË; MENAXHIM; MARKETING;”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË


Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit Doktoratë në “Administrim Biznesi me profile: Financë; Menaxhim; Marketing”, me elementët si më poshtë:

 
a)      Emërtimi i programit: Doktoratë në “Administrim Biznesi me profile: Financë; Menaxhim; Marketing;”

b)      Cikli i studimit: Cikli i tretë

c)      Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 567, datë 19.11.2012

d)      Institucioni që e ofron*: Universiteti i New York-ut në Tiranë

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): së paku 3 vite

g)      Kredite (ECTS): 60 Kredite (viti i formimit teorik)

h)      Forma e studimit: Nuk përcaktohet

i)       Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë

j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

VENDOSI: 


1.      Programi i studimit Doktoratë në “Administrim Biznesi me profile: Financë; Menaxhim; Marketing” i përmbush “Standardet Shtetërore të Cilësisë” për akreditimin e programeve të studimit të ciklit të tretë, doktoratë.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv me rekomandimet e mëposhtme:

a.       Institucioni të marrë masa dhe të zbatojë mekanizma të brendshëm për stimulimin e punës kërkimore shkencore për stafin akademik dhe studentët e këtij programi studimi.  

b.      Të sigurohet mobilitet më i gjerë i studentëve të doktoratës në institucionet vendase dhe të huaja të arsimit të lartë.

c.       Profilet e programit të studimit të doktoratës të përshtaten sipas nevojave të tregut të punës.

d.      Të rishikohen syllabuset me qëllim përforcimin e njohurive teorike dhe të sigurohet përfshirja e literaturës më të fundit në funksion të këtij programi studimi.

e.       Të merret ne konsiderate ngritja e një organi këshillues, në nivel departamenti apo institucioni, me përfaqësi nga sektori i biznesit, IAL-ve të huaja dhe administratës publike, për këshillimin e zhvillimin e këtij programi studimi.

f.        Të merren masa për sigurimin e financimit të jashtëm për projektet dhe kërkimet shkencore.

3.      Programi i studimit duhet të riorganizohet sipas legjislacionit aktual në fuqi.

4.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Doktoratë në “Administrim Biznesi me profile: Financë; Menaxhim; Marketing”, me elementët e mësipërm, të akreditohet.
 

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

SONDAZH

Cila është përshtypja juaj për faqen e APAAL?

Me informacion të plotë - 54.2%
Me informacion të pjesshëm - 16.7%
E organizuar qartë - 10.4%
Informacioni gjendet me vështirësi - 18.8%