Njoftim për vend të lirë pune

Bazuar Bazuar në Ligjin Nr.80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë  në Republikën e Shqipërisë, VKM 109 datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e  Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Urdhërin e Kryeministrit Nr. 171 datë 27.09.2010 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë së Akreditimit të Arsimit të Lartë”, dhe në VKM Nr.143 datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të periudhës së provës, të levizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët e të mësme drejtuese”, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në  Arsimin e Lartë (ASCAL), shpall njoftimin për 1 (nje) vende të lira pune në pozicionin e

Specialistit pranë Sektorit të Promocionit dhe Vlerësimit të Cilësisë

Të interesuarit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
  1. Kërkesa të përgjithshme për kandidatin:
1.   Të ketë përfunduar arsimin e lartë dhe të zotërojë një diplomë universitare të paktën Master Shkencor ose ekuivalent me të me mesatare mbi 8(tetë). Preferohen kanditatët me formim nga fushat ekonomike, filologjike, juridike dhe natyrore.

2.   Preferohen kandidatë të cilët kanë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në profesion si dhe kandidatët që kanë përvojë pune në arsimin e lartë ose që kanë lidhje me arsimin e lartë.

3.   Të zotërojë gjuhën angleze me dëshmi.

4.   Të ketë njohuri të mira kompjuterike në programet bazë.
  1. Kërkesa të veçanta për kandidatin:
1.   Të ketë njohuri për legjislacionin bazë të arsimit të lartë.

2.   Të ketë njohuri mbi institucionet, procedurat, kriteret dhe aktet nënligjore të sistemit të akreditimit.

3.   Të ketë dhe dëshmojë aftësi të mira shkrimi dhe komunikuese.

4.   Të dëshmojë aftësi për të punuar në grup.
 

III.   Dosja e aplikuesit duhet të përmbajë:

1.   Jetëshkrimin (Curriculum vitae)

2.   Kërkesën me shkrim dhe kontaktin personal

3.   Diplomën dhe listën e notave të noterizuar

4.   Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare të kryera apo në proces

5.   Fotokopjen e librezës së punës; e noterizuar

6.   Dëshmia e gjuhës angleze/huaj e noterizuar

7.   Fotokopje të dëshmive të kualifikimeve të kryera, të noterizuara

8.   Vlerësime pune nga punëdhënësi/t e mëparshëm.

9.   Vërtetimin e Gjendjes Gjyqësore
 

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet me sistem pikëzimi, mbi bazën e dokumentacionit, njohjes së aftësive kompjuterike dhe gjuhës së huaj dhe përmes një interviste në prani të një komisioni të ngritur posaçërisht për këtë qëllim.
 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë ASCAL dosjen me dokumentacionin e kërkuar deri më datën 30.04.2017, ora 12.00 në adresën e mëposhtme: 

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Rruga e Durrësit, pranë Gjimnazit “Qemal Stafa”

Tel: 4 22 43 423

PËRMBYLLJA E FAZËS SË VETËVLERËSIMIT TË INSTITUCIONEVE TË GRUPIT TË DYTË

Në zbatim të kontratës së nënshkruar midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Britanike të Sigurimit të Cilësisë (QAA), për vlerësimin e jashtëm të institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë, vijon procesi i cili 

FINALIZIMI I RAPORTEVE TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Në datën 22 Dhjetor, Agjencia Britanike QAA ka përfunduar redaktimin e raporteve të vlerësimit për gjashtë institucionet e grupit të parë për të cilët është kryer vlerësimi i jashtëm nga ekspertë të kësaj agjencie dhe ekspertë vendas

TAKIM INFORMUES ME PËRFAQËSUESIT E GRUPIT TË DYTË TË IAL-ve

Në në datën 21 Dhjetor u zhvillua në ambjentet e APAAL takimi me përfaqësuesit e pesë institucioneve të arsimit të lartë, ShL “Nehemiah Gateway”, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Sporteve, Tiranë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

DISKUTIM MBI FAZËN E PARË TË VLERËSIMIT

Bazuar në kontratën e nënshkruar midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Britanike të Sigurimit të Cilësisë (QAA), për vlerësimin e jashtëm të institucioneve të arsimit të lartë

KONFERENCA NDËRKOMBËTARE: “VLERËSIMI I NDIKIMIT TË KONTROLLIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË”

Në datat 16-17 Qershor 2016 u zhvillua në Barcelonë, Konferenca Ndërkombëtare Impala: “Vlerësimi i ndikimit të Kontrollit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, aktivitet i organizuar nga ENQA
 

SEMINAR: “ESG 2015, SI NJË MJET PËR NDRYSHIM”

SEMINAR: “ESG 2015, SI NJË MJET PËR NDRYSHIM”

Në datat 6-7 Qershor në Lisbonë, u zhvillua seminari mbi “ESG 2015 (Standardet dhe Udhëzime për Sigurimin e Cilësisë në fushën e Arsimit të Lartë në Hapsirën Europiane)”, organizuar nga ENQA dhe

ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E 15-TË E CEENQA DHE SEMINAR: “SIGURIMI I CILËSISË I ARSIMIT TË LARTË NDËRKUFITAR”

Në datat 13-14 Maj 2016, u zhvillua në Krakov, Asambleja e Përgjithshme si dhe seminari me temë “Sigurimi i Cilësisë i Arsimit të Lartë Ndërkufitar”, aktivitete të organizuara nga CEENQA. Asambleja e Përgjithshme shënoi 

KONFERENCA E 8-TË E IREG: “RENDITJA E UNIVERSITETEVE DHE MARRËDHËNIET AKADEMIKE NDËRKOMBËTARE”

Në datat 4-6 Maj 2016 u zhvillua në Lisbonë, Konferenca e 8-të me temë “Renditja e Universiteteve dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare Akademike”, aktivitet i organizuar nga IREG (Observatory on Academic Ranking and Excellence), në të cilën

KONFERENCA E 26-TË VJETORE: “ELEMENTËT KRYESORË TË BASHKËPUNIMIT DHE PËRPJEKTET PËR PËRMIRËSIM NË LIDHJET MES ARSIMIT TË LARTË PROFESIONAL DHE TREGUT TË PUNËS”

Në datat 21-22 Prill 2016, u zhvillua në Beograd, Konferenca e 26-të vjetore me temë “Elementët kryesorë të bashkëpunimit dhe përpjektet për përmirësim në lidhjet mes arsimit të lartë profesional dhe tregut të punës”, aktivitet i organizuar nga EURASHE

Projekti TEMPUS: “ENCHASE”: ZHVILLIMI I SISTEMIT SHQIPTAR TË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË: ZBATIMI I PROCESIT DHE REZULTATI - METODOLOGJIA BAZË.