Të nderuar lexues!
Agjencia e Akreditimit është riorganizuar në Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL. Po ashtu është ndryshuar edhe faqja zyrtare e institucionit. Së shpejti faqja aktuale www.aaal.edu.al do të mbyllet dhe i gjithë informacioni në lidhje me ASCAL do të publikohet në faqen e re www.ascal.al
Faleminderit për mirëkuptimin.

Kliko për të vazhduar
 logo
  SEKTORI I STATISTIKAVE DHE I ANALIZAVE
 

Sektori i Statistikave dhe i Analizave në Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë është krijuar në vitin 2010. Me miratimin e rregullores së re të sistemit të akreditimit dhe sigurimit të cilësisë, ky sektor ka një rol të veçantë dhe mjaft të rëndësishëm në sistemin e arsimit të lartë. Aktualisht ky sektor është i përbërë nga 4 punonjës dhe drejtohet nga Z.Niko Hyka.

Detyrat themelore të këtij sektori janë:

1. Rankimi / Renditja e institucioneve të arsimit të lartë dhe e programeve të studimit

Modeli i rankimit, bazohet në të dhëna të deklaruara nga të gjitha institucionet pjesmarrëse në proces dhe përfshinkomponentët kryesore të një universiteti si p.sh: Të dhëna për universitetin, të dhëna për studentët, të dhëna për organizimin  e studimeve, të dhena për ndërkombëtarizimin, të dhëna për mësimdhënien e mësimnxënien, të dhëna për burimet/facilitetet, të dhëna për kërkimin shkencor, të dhëna për punësimin, të dhëna për studentët dhe të dhëna për stafin akademike administrative. Pyetësorët, indikatorët dhe format e tjera të mbledhjes së të dhënave, organizohen dhe diskutohen me të gjithë aktorët dhe faktorët e arsimit të lartë dhe IAL në veçanti. Rezultatet dhe përfundimet e procesit bëhen publike dhe botohen në formën e raportit përfundimtar, në media partnere dhe faqen zyrtare të APAAL. Rëndësia e procesit të renditjes së universiteteve në Shqipëri, është shumëplanëshe dhe fokusohet në disa drejtime kryesore:

  1. Informimi i studentëve të ardhshëm/ të rinj për tëpërzgjedhur institucionin e duhur ku ata do të studiojnë.
  2. Ndihmon vetë IAL-të për të parë gjendjen reale të tyre, krahasuar me IAL-të e tjera duke vënë në dukje pikat e forta dhe të dobta.
  3. Jep informacion për drejtuesëve të institucioneve, Këshillave të profesorëve, Rektorëve e Dekanëve, të cilët mund të orientojnë zhvillimin e institucionit në ato drejtime të cilat duhet të përmirësohen.
  4. Informimon me të dhëna të besueshme, institucionet vendimmarrëse e politikëbërëse në fushëne arsimit të lartë dhe publikut në tërësi për gjendjen e arsimit të lartë në Shqipëri.

2. Analiza cilësore e krahasuese në arsimin e lartë për institucionet, programet apo aspekte të veçanta të tyre.
Ky proces kryhet për institucionet dhe programet ose për aspekte të veçanta si p.sh stafi akademik, kërkimi shkencor etj. Përfundimet dhe rezultatet bazohen në të dhëna faktike të mblidhura nga APAAL. Në përfundim të procesit për çdo IAL, program apo fushë, përgatitet raporti përfundimtar i cili i dërgohet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

3. Mbledhja e të dhënave në arsimin e lartë dhe krijimin e databazës kombëtare për institucionet dhe arsimin e lartë në tërësi
Ky proces do të jetë i vazhdueshëm dhe përfshin shumë faktorë si: APAAL, IAL, KA, MASH. Qëllimi kryesor do të jetë krijimi i një databaze me të dhëna të besueshme për IAL dhe programet e ofruara, proceset e vlerësimit, akreditimit, rankimit dhe analizave në arsimin e lartë, statistika për studentët, stafet akademike, kërkimin shkencor, facilitetet etj. Këto të dhëna do të shfytëzohen nga institucionet e tjera vendimmarrëse e politikbërëse për hartimin e politikave në arsimin e lartë me qëllim përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në vend.