Të nderuar lexues!
Agjencia e Akreditimit është riorganizuar në Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL. Po ashtu është ndryshuar edhe faqja zyrtare e institucionit. Së shpejti faqja aktuale www.aaal.edu.al do të mbyllet dhe i gjithë informacioni në lidhje me ASCAL do të publikohet në faqen e re www.ascal.al
Faleminderit për mirëkuptimin.

Kliko për të vazhduar
Missioni i Agjencisë Publike për Akreditimin e Arsimit të Lartë  është promovimi dhe vlerësimi i jashtëm i cliësisë në arsimin e lartë duke u mbeshtetur në standardet shtetërore të cilësisë dhe në standardët dhe udhëzimet përkatëse të cilësisë në Hapsirën Europiane dhe atë ndërkombëtare të Arsimit të Lartë.
APAAL është i pavarur, i paanshëm dhe transparent në kryerjen e veprimtarisë së tij.
APAAL kryen vlerësimin paraprak të cilësisë për IAL-t, njësitë e tyre dhe programet e studimit të të trija cikleve në kuadër të licensimit të tyre si dhe vlerësimin e jashtë në kuadër të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit. Gjithashtu Agjencia kryen vlerësime analitike dhe krahasuese për IAL, programet dhe disiplinat.

Vizioni dhe staregjitë

Për të përmbushur misionin e tij APAAL bashkëpunon ngushtë me të gjithë aktorët e arsimit të lartë në:

-      Krijimin e kuadrit të plotë ligjor që i siguron APAAL statusin e nje autoriteti administrativ të pavarur, transparent dhe të paanshëm në përputhje me principet bazë të Kritereve dhe Standarteve të Cilësisë.
-      Garantimin e cilësisë së vlersimeve duke përcaktuar metodologjitë e përshtatshme për çdo strukturë të vlerësuar, siguruar cilësinë e grupeve të ekspertëve dhe duke integruar në aktivietetin e APAAL, sistemin e tij të menaxhimit të cilësisë.
-      Mbështetje për Universitet në krijimin e një Sistemit efektiv të sigurimit të brendshëm të cilësise dhe vendosje e ekuilibrit ndërmjet autonomisë së insttitucioneve dhe të arsimit të lartë dhe nevojave të tregut të punës.
-      Kontribuar në orientimin e studentëve në përzgjedhen e studimeve
-      Informatizimi i të gjitha procedurave të kryera nga APAAL, me qëllim jo vetëm për të rritur rendimentin e punës, por mbi të gjitha synim kryesor është përmirësimi i cilësisë së vlerësimeve dhe transparenca e tyre.

Aspirata

-      Përmirësimi i vazhdueshëm i kulturës së cilësisë në arsimin e lartë në Shqipëri.
-      Arritja e dimensionit ndërkombëtar në të gjithë veprimtarinë e agjencisë permes:
-      zhvillimit të mendimit, aftësive, performancës dhe pervojave ndërkombëtare në APAAL
-      Antaresimi me te drejta te plota ne ENQA, rregjistrimi ne rregjistrin e EQAR