Të nderuar lexues!
Agjencia e Akreditimit është riorganizuar në Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL. Po ashtu është ndryshuar edhe faqja zyrtare e institucionit. Së shpejti faqja aktuale www.aaal.edu.al do të mbyllet dhe i gjithë informacioni në lidhje me ASCAL do të publikohet në faqen e re www.ascal.al
Faleminderit për mirëkuptimin.

Kliko për të vazhduar

Historiku i APAAL



Logo apaalAgjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) është një institucion shtetëror dhe publik, pjesë e Sistemit të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë në Shqipëri, në varësi administrative të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 303, datë 01.07.1999 “Për krijimin e sistemit të akreditimit në arsimin e lartë”. APAAL ka si mision kryesor të saj sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. Mbështetur në besimin kryesor se “përgjegjësitë kryesore për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë janë vetë Institucionet e Arsimit të Lartë”, Agjencia, për kryerjen në mënyrë cilësore të misionit të saj, mbështetet në disa parime themelore si respektimin e autonomisë institucionale dhe lirisë akademike të Institucioneve të Arsimit të Lartë, transparencën dhe informimin në çdo hap të procesit, mekanizmat e brendshëm të sigurimit të cilësisë në IAL, objektivizmin dhe profesionalizmin në të gjitha proceset e kryera prej saj si dhe në respektimin vetëm të kritereve dhe standardeve shtetërore të cilësisë, të standardeve evropiane të cilësisë dhe në standartet akademike në AL. Në veprimtarinë e saj, APAAL mbështetet në një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore si: - Ligji Nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë" (i ndryshuar, i shfuqizuar)- Ligji Nr. 80/2015, datë 17.09.2015 , "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë" (në fuqi prej 07.10.2015)Standartet shtetërore të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe në standardet dhe udhëzimet përkatëse të cilësisë në hapësirën europiane të arsimit të lartë dhe atë ndërkombëtare të arsimit të lartë (ESG 2005, ESG 2015)- Rregulloren e Sistemit të Akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë (miratuar me VKM Nr. 424, datë 02.06.2012), etj.