Të nderuar lexues!
Agjencia e Akreditimit është riorganizuar në Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL. Po ashtu është ndryshuar edhe faqja zyrtare e institucionit. Së shpejti faqja aktuale www.aaal.edu.al do të mbyllet dhe i gjithë informacioni në lidhje me ASCAL do të publikohet në faqen e re www.ascal.al
Faleminderit për mirëkuptimin.

Kliko për të vazhduar

VENDIM Nr. 7, datë 07.04.2017 PËR RIORGANIZIMIN E NJËSISË KRYESORE TË UNIVERSITETIT POLIS, “INSTITUTI PËR KËRKIM E ZHVILLIM” NË “FAKULTETIN PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM”

VENDIM Nr. 7, datë 07.04.2017 PËR RIORGANIZIMIN E  NJËSISË KRYESORE TË UNIVERSITETIT POLIS, “INSTITUTI PËR KËRKIM E ZHVILLIM” NË “FAKULTETIN PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM”  Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin... Read more...

VENDIM Nr. 6, datë 07.04.2017 PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

VENDIM Nr. 6, datë 07.04.2017 PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave... Read more...

VENDIM Nr. 5, datë 07.04.2017 MBI VLEFSHMËRINË E AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT” ME TRE PROFILE “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”, “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE”, “ZHVILLIM SOCIAL URBAN

VENDIM Nr. 5, datë 07.04.2017 MBI VLEFSHMËRINË E AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT” ME TRE PROFILE “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”, “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE”, “ZHVILLIM SOCIAL URBAN DHE BURIME NJERËZORE” DHE MASTER PROFESIONAL NË “DIZAJN PARAMETRIK” ME TRE PROFILE “DIZAJN ARKITEKTONIK DHE PARAMETRIK”, “DIZAJN ESTETIK STRUKTUROR”, “DIZAJN URBAN DHE PEIZAZHI” TË OFRUARA NGA UNIVERSITETI “POLIS” Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e... Read more...

VENDIM Nr. 4, datë 07.04.2017 PËR PËR NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 70, DATË 27.07.2015 “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIK I LARTË LABORATORËSH MJEKËSORË”, TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “LOGOS”

VENDIM Nr. 4, datë 07.04.2017 PËR PËR NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 70, DATË 27.07.2015 “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIK I LARTË LABORATORËSH MJEKËSORË”, TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “LOGOS” Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë ... Read more...

VENDIM Nr. 3, datë 07.04.2017 PËR SHPALLJEN E VENDIMEVE TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE ME PROFILE: SHKENCA KOMPJUTERIKE; SISTEME MENAXHIMI INFORMACIONI”; DOKTORAT

VENDIM Nr. 3, datë 07.04.2017 PËR SHPALLJEN E VENDIMEVE TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE ME PROFILE: SHKENCA KOMPJUTERIKE; SISTEME MENAXHIMI INFORMACIONI”; DOKTORATË NË “ADMINISTRIM BIZNESI ME PROFILE: FINANCË; MENAXHIM; MARKETING;”; DOKTORATË NË “SHKENCA SHOQËRORE DHE HUMANE ME PROFILE: EDUKIM; DREJTËSI; SHKENCA POLITIKE/MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË Bordi i Akreditimit, mbështetur në legjislacionin në fu... Read more...

VENDIM Nr. 2, datë 07.04.2017 PËR PËRCAKTIMIN E KOHËZGJATJES DHE AFATEVE TË VLEFSHMËRISË SË AKREDITIMIT NË KUADËR TË VENDIMMARRJES PËR AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT

VENDIM Nr. 2, datë 07.04.2017 PËR PËRCAKTIMIN E KOHËZGJATJES DHE AFATEVE TË VLEFSHMËRISË SË AKREDITIMIT NË KUADËR TË VENDIMMARRJES PËR AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT  Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. Nr. 8480, date 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministra... Read more...

VENDIM Nr. 1, datë 07.04.2017 PËR MBYLLJEN E PROCEDURAVE TË MBARTURA PËR SHKAK TË RIORGANIZIMIT TË INSTITUCIONEVE TË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

VENDIM Nr. 1, datë 07.04.2017 PËR MBYLLJEN E PROCEDURAVE TË MBARTURA PËR SHKAK TË RIORGANIZIMIT TË INSTITUCIONEVE TË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË  Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. Nr.8480, date 27.5.1999, “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017, “Për organizimin dhe ... Read more...

PËRMBYLLJA E FAZËS SË VETËVLERËSIMIT TË INSTITUCIONEVE TË GRUPIT TË DYTË

Në zbatim të kontratës së nënshkruar midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Britanike të Sigurimit të Cilësisë (QAA), për vlerësimin e jashtëm të institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë, vijon procesi i cili  Read more...

Procesi i vleresimit te institucioneve te arsimit te larte me agjencine britanike QAA

Ne vijim te procesit te vleresimit te jashtem te institucioneve te arsimit te larte ne bashkepunim me Agjencine Britanike te Sigurimit te Cilesise, QAA, APAAL ka perfunduar fazen e trajnimeve dhe asistencen teknike ndaj Grupeve te Vleresimit te Brendshem ne IAL. Aktualisht procesi i vleresimit ka filluar per 29 institucione, pjese e grupeve 2-7 dhe nje pjese e trye jane duke pergatitur Raportin e vleresimit te brendshem dhe dokumentacionin mbeshtetes ne funksion te ketij raporti. Gjithashtu, stafi i APAAL, pervec takimeve te realizuar me t... Read more...

Miratohet Vendimi i riorganizimit te APAAL ne ASCAL

V E N D I M Nr. 109, datë 15.02.2017 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË E TË BORDIT TË AKREDITIMIT DHE PËR PËRCAKTIMIN E TARIFAVE PËR PROCESET E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 14, 15 e 106, të ligjit nr.80/2015, “Përarsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, mepropozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Riorganizimin e Ag... Read more...
Previous
Next
  • VENDIM Nr. 7, datë 07.04.2017 PËR RIOR

  • VENDIM Nr. 6, datë 07.04.2017 PËR HAPJ

  • VENDIM Nr. 5, datë 07.04.2017 MBI VLEFS

  • VENDIM Nr. 4, datë 07.04.2017 PËR PËR

  • VENDIM Nr. 3, datë 07.04.2017 PËR SHPA

  • VENDIM Nr. 2, datë 07.04.2017 PËR PËR

  • VENDIM Nr. 1, datë 07.04.2017 PËR MBYL

  • PËRMBYLLJA E FAZËS SË VETËVLERËSIMI

  • Procesi i vleresimit te institucioneve t

  • Miratohet Vendimi i riorganizimit te APA

VENDIM
Nr. 5, datë 07.04.2017
MBI
VLEFSHMËRINË E AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT” ME TRE PROFILE “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”, “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE”, “ZHVILLIM SOCIAL URBAN DHE BURIME NJERËZORE” DHE MASTER PROFESIONAL NË “DIZAJN PARAMETRIK” ME TRE PROFILE “DIZAJN ARKITEKTONIK DHE PARAMETRIK”, “DIZAJN ESTETIK STRUKTUROR”, “DIZAJN URBAN DHE PEIZAZHI” TË OFRUARA NGA UNIVERSITETI “POLIS”


Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e BA Nr. 1, datë 07.04.2017;

Bordi i Akreditimit:

a.       pasi shqyrtoi kërkesën e MAS përcjellë me shkresën Nr. 506/1 Prot, datë 10.03.2017 “Kërkohet interpretim i Këshillit të Akreditimit”, në të cilën kërkohet interpretim nga Këshilli i Akreditimit në lidhje me vlefshmërinë e akreditimit të programeve të studimit Master Profesional në “Politikat e zhvillimit të territorit” me tre profile “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke”, “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore” dhe Master Profesional në “Dizajn parametrik” me tre profile “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”, “Dizajn Estetik Strukturor”, “Dizajn Urban dhe Peizazhi”, të ofruara nga Universiteti privat “Polis;

b.      pasi mori në analizë dokumentacionin përkatës, procedurat e vlerësimit në kuadër të akreditimit të këtyre programeve përpara riorganizimit dhe vlerësimin në kuadër të riorganizimit të tyre, si dhe disa komunikime ndërinstitucionale në këtë kuadër; dhe

c.       pasi shqyrtoi vlerësimin e krahasues të kryer nga ASCAL në formë, strukturë dhe përmbajtje të këtyre programeve të studimit para dhe pas riorganizimit të tyre,

KONSTATOI se

Programet e studimit të akredituara si Master Profesional në "Dizajn urban dhe peizazhi", Master Profesional në "Dizajn estetik strukturor", Master Profesional në "Dizajn arkitektonik dhe parametrik", Master Profesional në "Strehim dhe zhvillim toke", Master Profesional në "Zhvillim social urban dhe burime njerëzore" dhe Master Profesional në "Planifikim hapësinor dhe aplikime GIS" me Urdhër Nr. 250, datë 14.06.2013 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, krahasuar me programet e studimit Master Profesional në “Politikat e zhvillimit të territorit” me tre profile “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke”, “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore” dhe Master Profesional në “Dizajn parametrik” me tre profile “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”, “Dizajn Estetik Strukturor”, “Dizajn Urban dhe Peizazhi” të riorganizuara përkatësisht me Urdhër  Nr. 431, datë 11.11.2015 dhe Urdhër Nr.438, datë 12.11.2015, (sikurse ishte evidentuar nga APAAL dhe KA edhe gjatë procesit të vlerësimit në kuadër të riorganizimit) nuk paraqesin ndryshime në strukturën e planit mësimor, në lëndët, modulet dhe kreditet përkatëse, formën e studimit, në përmbajtje të syllabuseve dhe standardet e cilësisë në fuqi për programet e studimit të këtij niveli dhe lloji.

Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit;

VENDOSI:

Vendimi për akreditimin e këtyre programeve, sipas Urdhërit  Nr. 250 datë 14.06.2013, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për akreditimin e programeve të studimit që përfundojnë me diplomat universitare “Bachelor”, “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional” të Universitetit “Polis””, është dhe mbetet i vlefshëm për këto programe studimi edhe pas riorganizimit të tyre, me Urdhër Nr. 431, datë 11.11.2015 “Për riorganizimin e tre programeve të ciklit të dytë, “Master Profesional” në "Planifikim hapësinor dhe aplikime GIS", “Master Profesional” në "Strehim dhe zhvillim toke" dhe “Master Profesional” në "Zhvillim social urban dhe burime njerëzore", në programin e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” në “Politikat e zhvillimit të territorit” me tre profile “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke”, “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore”, në Universitetin “Polis” në bashkëpunim me Universitetin “Erasmus”, Hollandë” për programin e studimit Master Profesional në “Politikat e zhvillimit të territorit”; dhe Urdhër Nr. 438, datë 12.11.2015 “Për riorganizimin e tre programeve të studimit “Master Profesional” në "Dizajn arkitektonik dhe parametrik", “Master Profesional” në "Dizajn estetik strukturor" dhe “Master Profesional” në "Dizajn urban dhe peizazhi”, në programin e studimit të ciklit të dytë me tre profile “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”, “Dizajn Estetik Strukturor”, “Dizajn Urban dhe Peizazhi” në Universitetin “Polis” në bashkëpunim me Universitetin “Erasmus”, Hollandë”, për kohëzgjatjen sikurse parashikohej nga legjislacioni në fuqi në datën e urdhërit të akreditimit (14/06/2013).

SONDAZH

Cila është përshtypja juaj për faqen e APAAL?

Me informacion të plotë - 54.2%
Me informacion të pjesshëm - 16.7%
E organizuar qartë - 10.4%
Informacioni gjendet me vështirësi - 18.8%