Të nderuar lexues!
Agjencia e Akreditimit është riorganizuar në Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL. Po ashtu është ndryshuar edhe faqja zyrtare e institucionit. Së shpejti faqja aktuale www.aaal.edu.al do të mbyllet dhe i gjithë informacioni në lidhje me ASCAL do të publikohet në faqen e re www.ascal.al
Faleminderit për mirëkuptimin.

Kliko për të vazhduar

VENDIM Nr. 7, datë 07.04.2017 PËR RIORGANIZIMIN E NJËSISË KRYESORE TË UNIVERSITETIT POLIS, “INSTITUTI PËR KËRKIM E ZHVILLIM” NË “FAKULTETIN PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM”

VENDIM Nr. 7, datë 07.04.2017 PËR RIORGANIZIMIN E  NJËSISË KRYESORE TË UNIVERSITETIT POLIS, “INSTITUTI PËR KËRKIM E ZHVILLIM” NË “FAKULTETIN PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM”  Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin... Read more...

VENDIM Nr. 6, datë 07.04.2017 PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

VENDIM Nr. 6, datë 07.04.2017 PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave... Read more...

VENDIM Nr. 5, datë 07.04.2017 MBI VLEFSHMËRINË E AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT” ME TRE PROFILE “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”, “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE”, “ZHVILLIM SOCIAL URBAN

VENDIM Nr. 5, datë 07.04.2017 MBI VLEFSHMËRINË E AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT” ME TRE PROFILE “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”, “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE”, “ZHVILLIM SOCIAL URBAN DHE BURIME NJERËZORE” DHE MASTER PROFESIONAL NË “DIZAJN PARAMETRIK” ME TRE PROFILE “DIZAJN ARKITEKTONIK DHE PARAMETRIK”, “DIZAJN ESTETIK STRUKTUROR”, “DIZAJN URBAN DHE PEIZAZHI” TË OFRUARA NGA UNIVERSITETI “POLIS” Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e... Read more...

VENDIM Nr. 4, datë 07.04.2017 PËR PËR NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 70, DATË 27.07.2015 “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIK I LARTË LABORATORËSH MJEKËSORË”, TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “LOGOS”

VENDIM Nr. 4, datë 07.04.2017 PËR PËR NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 70, DATË 27.07.2015 “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIK I LARTË LABORATORËSH MJEKËSORË”, TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “LOGOS” Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë ... Read more...

VENDIM Nr. 3, datë 07.04.2017 PËR SHPALLJEN E VENDIMEVE TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE ME PROFILE: SHKENCA KOMPJUTERIKE; SISTEME MENAXHIMI INFORMACIONI”; DOKTORAT

VENDIM Nr. 3, datë 07.04.2017 PËR SHPALLJEN E VENDIMEVE TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE ME PROFILE: SHKENCA KOMPJUTERIKE; SISTEME MENAXHIMI INFORMACIONI”; DOKTORATË NË “ADMINISTRIM BIZNESI ME PROFILE: FINANCË; MENAXHIM; MARKETING;”; DOKTORATË NË “SHKENCA SHOQËRORE DHE HUMANE ME PROFILE: EDUKIM; DREJTËSI; SHKENCA POLITIKE/MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË Bordi i Akreditimit, mbështetur në legjislacionin në fu... Read more...

VENDIM Nr. 2, datë 07.04.2017 PËR PËRCAKTIMIN E KOHËZGJATJES DHE AFATEVE TË VLEFSHMËRISË SË AKREDITIMIT NË KUADËR TË VENDIMMARRJES PËR AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT

VENDIM Nr. 2, datë 07.04.2017 PËR PËRCAKTIMIN E KOHËZGJATJES DHE AFATEVE TË VLEFSHMËRISË SË AKREDITIMIT NË KUADËR TË VENDIMMARRJES PËR AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT  Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. Nr. 8480, date 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministra... Read more...

VENDIM Nr. 1, datë 07.04.2017 PËR MBYLLJEN E PROCEDURAVE TË MBARTURA PËR SHKAK TË RIORGANIZIMIT TË INSTITUCIONEVE TË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

VENDIM Nr. 1, datë 07.04.2017 PËR MBYLLJEN E PROCEDURAVE TË MBARTURA PËR SHKAK TË RIORGANIZIMIT TË INSTITUCIONEVE TË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË  Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. Nr.8480, date 27.5.1999, “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017, “Për organizimin dhe ... Read more...

PËRMBYLLJA E FAZËS SË VETËVLERËSIMIT TË INSTITUCIONEVE TË GRUPIT TË DYTË

Në zbatim të kontratës së nënshkruar midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Britanike të Sigurimit të Cilësisë (QAA), për vlerësimin e jashtëm të institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë, vijon procesi i cili  Read more...

Procesi i vleresimit te institucioneve te arsimit te larte me agjencine britanike QAA

Ne vijim te procesit te vleresimit te jashtem te institucioneve te arsimit te larte ne bashkepunim me Agjencine Britanike te Sigurimit te Cilesise, QAA, APAAL ka perfunduar fazen e trajnimeve dhe asistencen teknike ndaj Grupeve te Vleresimit te Brendshem ne IAL. Aktualisht procesi i vleresimit ka filluar per 29 institucione, pjese e grupeve 2-7 dhe nje pjese e trye jane duke pergatitur Raportin e vleresimit te brendshem dhe dokumentacionin mbeshtetes ne funksion te ketij raporti. Gjithashtu, stafi i APAAL, pervec takimeve te realizuar me t... Read more...

Miratohet Vendimi i riorganizimit te APAAL ne ASCAL

V E N D I M Nr. 109, datë 15.02.2017 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË E TË BORDIT TË AKREDITIMIT DHE PËR PËRCAKTIMIN E TARIFAVE PËR PROCESET E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 14, 15 e 106, të ligjit nr.80/2015, “Përarsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, mepropozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Riorganizimin e Ag... Read more...
Previous
Next
  • VENDIM Nr. 7, datë 07.04.2017 PËR RIOR

  • VENDIM Nr. 6, datë 07.04.2017 PËR HAPJ

  • VENDIM Nr. 5, datë 07.04.2017 MBI VLEFS

  • VENDIM Nr. 4, datë 07.04.2017 PËR PËR

  • VENDIM Nr. 3, datë 07.04.2017 PËR SHPA

  • VENDIM Nr. 2, datë 07.04.2017 PËR PËR

  • VENDIM Nr. 1, datë 07.04.2017 PËR MBYL

  • PËRMBYLLJA E FAZËS SË VETËVLERËSIMI

  • Procesi i vleresimit te institucioneve t

  • Miratohet Vendimi i riorganizimit te APA

V E N D I M
Nr. 109, datë 15.02.2017
PËR
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË E TË
BORDIT TË AKREDITIMIT DHE PËR PËRCAKTIMIN E TARIFAVE PËR PROCESET E SIGURIMIT TË CILËSISË
NË ARSIMIN E LARTË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 14, 15 e 106, të ligjit nr.80/2015, “Për
arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me
propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Riorganizimin e Agjencisë Publike të Arsimit të Lartë (APAAL) në Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në
Arsimin e Lartë (ASCAL).
2. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë është institucion publik qendror, person juridik, me
seli në Tiranë, dhe financohet nga buxheti i shtetit e të ardhurat e tjera të ligjshme.
3. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë ushtron veprimtarinë brenda fushës së përgjegjësisë
së ministrisë përgjegjëse për arsimin e lartë.
4. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë gëzon pavarësi në:
a) hartimin dhe miratimin e procedurave të saj, të kritereve e të formateve të vlerësimit;
b) përzgjedhjen e ekspertëve e të komisioneve të posaçme të vlerësimit;
c) përpilimin e përmbajtjes dhe të rezultateve të raporteve të vlerësimit të cilësisë akademike.
5. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë mbështet veprimtarinë e saj mbi udhëzuesit e
brendshëm dhe në Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë, i cili përditësohet me standardet dhe udhëzuesit
evropianë të cilësisë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë dhe ka për mision:
a) sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë përmes vlerësimit të jashtëm, objektiv dhe të pavarur;
b) ruajtjen e standardeve të cilësisë;
c) promovimin dhe përmirësimin e cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë e të programeve të
studimit që ato ofrojnë.
6. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë drejtohet nga drejtori, i cili është titullari i
institucionit dhe e përfaqëson atë në marrëdhënie me të tretë. Ai organizon dhe drejton gjithë
veprimtarinë e institucionit.
7. Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë emërohet, lirohet/shkarkohet nga detyra
me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin, me urdhër të Kryeministrit. Drejtori i Agjencisë së
Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
a) Të zotërojë titull akademik ose gradën shkencore “Doktor” (“PHD”), të fituar pranë universiteteve të
vendeve anëtare të OECD-së ose BE-së.
b) Të ketë 5 (pesë) vjet përvojë pune në drejtim të:
i. njësive kryesore të institucioneve të arsimit të lartë;
ii. institucioneve të arsimit të lartë;
iii. strukturave të institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e arsimit të lartë.
8. Struktura dhe organika e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë miratohet me urdhër të
Kryeministrit, brenda 1 (një) muaji nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
9. Marrëdhëniet e punës për drejtorin dhe punonjësit e ASCAL-it rregullohen sipas përcaktimeve të
Kodit të Punës.
10. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë ka objekt të veprimtarisë:
a) vlerësimin e jashtëm të cilësisë për akreditimin e parë dhe periodik të institucioneve të arsimit të lartë
e të programeve të studimit që ato ofrojnë;
b) monitorimin, vlerësimin e cilësisë akademike e të përputhshmërisë me standardet e cilësisë së
institucioneve dhe programeve të ofruara prej tyre, përpara vlerësimit për akreditim të parë dhe në
vijim;
c) vlerësimin paraprak në kuadër të hapjes dhe/ose riorganizimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe
programeve të studimit me kërkesë të ministrisë përgjegjëse për arsimin;
ç) vlerësimin paraprak dhe njohjen e programeve të studimit, të ofruara në institucione shqiptare të
akredituara të arsimit të lartë nga institucione të huaja të arsimit të lartë të njërit prej shteteve të
Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Australisë;
d) vlerësimin periodik, çdo tre vjet, të cilësisë së mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë dhe
monitorimin e vazhdueshëm të saj përmes Sondazhit Kombëtar të Studentëve, në përputhje me
udhëzuesit e saj;
dh) vlerësimin e sistemeve të brendshme të cilësisë (auditimin) në institucionet e arsimit të lartë, në
përputhje me udhëzuesit e saj dhe standardet e udhëzimet për sigurimin e cilësisë në hapësirën
evropiane të arsimit të lartë;
e) vlerësimet tematike, analitike dhe krahasuese të institucioneve dhe/ose programeve të studimit, në
funksion të politikave për arsimin e lartë, në mënyrë autonome ose me kërkesë të ministrisë përgjegjëse
për arsimin.
11. ASCAL-i ka këto detyra dhe përgjegjësi specifike:
a) Ndihmon për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë në
institucionet e arsimit të lartë, në përputhje me Kodin e Cilësisë. Ajo bashkëpunon me institucionet e
arsimit të lartë dhe mban marrëdhënie të vazhdueshme me këto njësi.
b) Bashkëpunon me ministrinë përgjegjëse për arsimin për përgatitjen e standardeve shtetërore të
cilësisë dhe përditësimin në vijim të tyre si pjesë e Kodit të Cilësisë.
c) Harton udhëzuesit e vlerësimit, kriteret, procedurat, formatet e vlerësimeve dhe akte të tjera për
funksionimin e brendshëm të saj.
ç) I propozon ministrit përgjegjës për arsimin ndryshime të bazës ligjore në fushën e sigurimit të cilësisë
në arsimin e lartë.
d) Është autoriteti përgjegjës për administrimin dhe shkëmbimin e informacionit që lidhet me rezultatet,
cilësinë dhe akreditimin në arsimin e lartë.
dh) Bën publike, përmes faqes zyrtare të saj në internet, raportet përfundimtare të vlerësimit të
jashtëm, monitorimit të vazhduar të cilësisë, Sondazhit Kombëtar të Studentëve si dhe aktet e Bordit të
Akreditimit. Jep informacion të përditësuar mbi statusin e institucioneve të arsimit të lartë/programeve
lidhur me vlerësimin dhe akreditimin si dhe bën të njohur, para fillimit të çdo viti akademik listën e
institucioneve të arsimit të lartë e të programeve të studimit të akredituara.
e) Publikon dhe boton materiale e informacione kombëtare e ndërkombëtar, mbi sigurimin e cilësisë në
arsimin e lartë.
ë) Administron databazën elektronike në funksion të procesit të monitorimit dhe sigurimit të cilësisë.
f) Administron kërkesat e institucioneve të arsimit të lartë për vlerësimin e jashtëm nga agjenci, anëtare
të Rrjetit Evropian të Sigurimit të Cilësisë (ENQA), të cilat ia paraqet për miratim Bordit të Akreditimit.
g) Bashkëpunon dhe bashkërendon veprimtarinë e saj me agjenci homologe, pjesë të (ENQA) dhe/ose
Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë (EQAR), nëpërmjet kryerjes së vlerësimeve të përbashkëta
dhe/ose të koordinuara, përzgjedhja e të cilave bëhet sipas profilit dhe karakteristikave për çdo vlerësim
ku angazhohen.
gj) Ndjek procedurat për anëtarësimin e ASCAL-it me të drejta të plota në Rrjetin Evropian të Sigurimit të
Cilësisë (ENQA) dhe/ose Regjistrin Evropian të Sigurimit të Cilësisë (EQAR).
h) Bashkërendon aktivitetin e saj me ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe institucionet e saj të
varësisë, në shërbim të politikave që lidhen me cilësinë në arsimin e lartë, për vlerësimin e kërkimit
shkencor, financimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe shkëmbimin e të dhënave në fushën e
arsimit të lartë.
i) Bashkëpunon dhe bashkërendon me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, duke
përfshirë rezultatet e vlerësimit të veprimtarisë kërkimore shkencore të AKKSHI-t për proceset e
sigurimit të jashtëm të cilësisë.
12. Për procedurën e vlerësimit, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë vepron, si më poshtë
vijon:
a) Ngre komisionet e posaçme të vlerësimit, të përbëra nga ekspertë vendas dhe/ose të huaj, të cilët
duhet të kenë:
- gradë shkencore ose titull akademik;
- përvojë pune të dokumentuar të mëparshme në vlerësimin institucional dhe/ose në fushën e
programeve të studimit, në kuadër të sigurimit të jashtëm të cilësisë në Shqipëri dhe/ose jashtë vendit.
Kriteret shtesë për përzgjedhjen e këtyre ekspertëve, në raste specifike e të certifikuara, në varësi të
llojit të vlerësimit të jashtëm, programit dhe ciklit të studimit, përcaktohen në rregulloren e brendshme
të Bordit të Akreditimit.
b) Ekspertët në përbërje të këtyre komisioneve përzgjidhen sipas rregullores së brendshme të ASCAL-it
nga listat vjetore të miratuara nga Bordi i Akreditimit. Përbërja e komisioneve të posaçme të vlerësimit,
numri i ekspertëve për çdo lloj vlerësimi dhe shpërblimi i tyre përcaktohen sipas shtojcës 1 dhe tabelave
1/a e 1/b që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
c) Komisionet e përkohshme për vlerësime tematike, analitike e krahasuese përbëhen nga ekspertë
vendas dhe/ose të huaj, me kualifikime akademike, me përvojë në arsimin e lartë e kërkimin shkencor
dhe njohës të proceseve të cilësisë, sipas fushave kryesore të arsimit të lartë në shkencat natyrore,
inxhinierike e teknologjike, mjekësore, bujqësore, sociale e humane, nga listat e miratuara nga Bordi i
Akreditimit.
13. Pranë ASCAL-it ngrihet dhe funksionon Bordi i Akreditimit , si organ kolegjial vendimmarrës dhe i
pavarur në veprimtarinë e tij.
14. Bordi i Akreditimit ka në përbërje 11 anëtarë, nga të cilët minimalisht 3 dhe maksimalisht 5 duhet të
jenë të huaj. Kryetari dhe anëtarët e këtij bordi duhet të kenë një përvojë të paktën 10-vjeçare në
institucione akademike dhe kërkimore, brenda e jashtë vendit, gradë shkencore/titull akademik ose
njohje e përvojë të paktën 5-vjeçare në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Kryetari dhe
anëtarët e bordit duhet gjithashtu të kenë njohje në nivel të avancuar të gjuhës angleze të shkruar dhe
të folur.
15. Emërimi dhe shkarkimi i kryetarit dhe anëtarëve të Bordit të Akreditimit bëhen me urdhër të
Kryeministrit, me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin. Mandati i anëtarëve të këtij bordi është
4 vjet.
16. Bordi i Akreditimit mblidhet jo më pak se 6 (gjashtë) herë në vit. Anëtari i këtij bordi që mungon pa
arsye në 1/3 e mbledhjeve zëvendësohet.
17. Anëtarët e Bordit të Akreditimit duhet të respektojnë aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë
konfliktin e interesit.
18. Mbledhja e Bordit të Akreditimit zhvillohet kur marrin pjesë jo më pak se 8 (tetë) anëtarë të tij. Ajo
nuk zhvillohet nëse, së paku, dy ekspertë të huaj nuk janë të pranishëm. Vendimet e bordit merren me
shumicë të cilësuar, prej 3/4 të anëtarëve të pranishëm.
19. Bordi i Akreditimit miraton rregulloren e funksionimit të tij të brendshëm.
20. Bordi i Akreditimit mbështetet nga sekretariati teknik, nëpunës të ASCAL-it të caktuar nga drejtori i
ASCAL-it.
21. Bordi i Akreditimit ka këto detyra dhe përgjegjësi:
a) Shqyrton raportet përfundimtare të vlerësimit të jashtëm të cilësisë për akreditim të parë dhe
periodik, për akreditimin institucional dhe atë të programeve të studimit dhe merr vendimin
përfundimtar për akreditimin e tyre.
b) Në rastet kur vlerësimi i jashtëm kryhet nga agjenci të huaja, me kërkesë të institucioneve të arsimit
të lartë, sipas pikës 3, të nenit 15, të ligjit nr.80/2015, ky bord shqyrton dhe miraton paraprakisht
kërkesën e institucionit të arsimit të lartë për kryerjen e vlerësimit përkatës nga agjencia e huaj.
c) Merr vendim përfundimtar, i cili mund të jetë:
- “pozitiv”, kur përmbushen standardet dhe kriteret përkatëse institucionale apo të programeve.
Kohëzgjatja dhe afati i vlefshmërisë së akreditimit institucional përcaktohen sipas shkallës së plotësimit
të standardeve të cilësisë, ndërsa për programet e studimit edhe në varësi të kohëzgjatjes së tyre.
Kohëzgjatja maksimale e vlefshmërisë së akreditimit institucional dhe/ose programeve të studimit nuk
mund të jetë më shumë se 6 vite;
- “negativ”, kur konstatohet një nivel i ulët i cilësisë dhe mosplotësim i standardeve, si dhe pamundësi e
institucionit për t’i përmbushur ato.
ç) Përpara marrjes së vendimit përfundimtar, mbështetur në rezultatet e vlerësimit dhe mundësitë e
institucionit, bordi mund të kërkojë plotësime, të vendosë kushte dhe afate për përmbushjen e tyre.
d) Shqyrton raportet e vlerësimit paraprak në kuadër të hapjes dhe/ose riorganizimit të institucioneve të
arsimit të lartë e të programeve të studimit dhe i rekomandon ministrit përgjegjës për arsimin
hapjen/riorganizimin ose jo të institucioneve të arsimit të lartë e të programeve të studimit.
dh) Shqyrton ankesat për procesin e vlerësimit të jashtëm të cilësisë dhe shprehet me vendim të
arsyetuar lidhur më këto ankesa, duke vendosur pranimin apo mospranimin e saj, sipas përcaktimeve të
Kodit të Procedurave Administrative.
e) Lëshon certifikatën zyrtare të akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së vendimit.
ë) Administron, për efekt vendimmarrjeje apo rishikim të vendimmarrjes së mëparshme të akreditimit,
rastet kur nga ASCAL-i apo ministria përgjegjëse për arsimin konstatohen shmangie nga standardet prej
institucioneve të arsimit të lartë.
f) Në vendimmarrjen për akreditimin e programeve të përbashkëta të studimit, që ofrohen midis
institucioneve vendase të arsimit të lartë me institucione të huaja të arsimit të lartë, si dhe për filialet e
institucioneve të huaja të arsimit të lartë që ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë, merr
parasysh edhe akreditimin e tyre në vendin e origjinës.
g) Për marrjen e vendimeve të tij, bordi ndjek Kodin e Procedurave Administrative. Vendimi i bordit
është i formës së prerë, përfundimtar dhe i detyruar për t’u zbatuar. Kundër vendimeve të bordit mund
të bëhet ankim në rrugë gjyqësore nga pala që ka interes të ligjshëm, sipas afateve të parashikuara në
legjislacionin në fuqi, për kundërshtimin gjyqësor të akteve administrative.
gj) Kryen vlerësimin paraprak dhe njohjen e programeve të studimit të ofruara në institucione shqiptare
të akredituara të arsimit të lartë nga institucione të huaja të arsimit të lartë të njërit prej shteteve të
Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Australisë.
h) Miraton raportin vjetor të veprimtarisë së bordit dhe ASCAL-it, i cili publikohet brenda tremujorit të
parë të vitit kalendarik pasardhës dhe i përcillet menjëherë për dijeni edhe ministrisë përgjegjëse për
arsimin.
i) Miraton kriteret specifike të përzgjedhjes së ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit.
j) Miraton listën vjetore të ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit, që angazhohen në kuadër të
komisioneve të posaçme ose të përkohshme sipas fushave akademike, mbështetur në listat e ASCAL-it
dhe atyre të ekspertëve të huaj, të vëna në dispozicion nga ENQA/EQAR.
k) Miraton udhëzuesit mbi proceset e sistemit të brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë, të hartuar dhe të
propozuar nga ASCAL-i.
l) Miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të ASCAL-it.
ll) Mbështetur në rezultatet e akreditimit, i kërkon ASCAL-it kryerjen e proceseve të posaçme të
monitorimit të cilësisë për institucionet e arsimit të lartë apo programeve të studimit dhe shqyrton
rezultatet e tyre.
m) Miraton metodologjinë dhe instrumentet e Sondazhit Kombëtar të Studentëve për cilësinë e
mësimdhënies, të propozuar nga ASCAL.
n) Shqyrton raportet përfundimtare të Sondazhit Kombëtar të Studentëve përpara publikimit të tyre.
nj) Miraton modelin dhe formatin e certifikatës së akreditimit që përgatitet nga ASCAL.
22. Financimi i ASCAL-it dhe Bordit të Akreditimit realizohet nga buxheti i shtetit, si dhe të ardhurat e
krijuara nga veprimtaria e saj: si tarifat e vlerësimit, të ardhurat nga trajnimet, të ardhurat nga
shërbimet e ofruara, të ardhurat nga programe dhe projekte vendase e të huaja, donacione të
subjekteve fizike e juridike, vendase e të huaja, si dhe çdo burim tjetër i ligjshëm.
23. Tarifat për vlerësimin e jashtëm të cilësisë dhe akreditimin, që paguhen nga institucionet e arsimit të
lartë, janë sipas shtojcës 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
24. ASCAL-i ka të drejtën e përdorimit të 90 për qind të të ardhurave nga veprimtaria e saj. Të ardhurat e
papërdorura gjatë një viti financiar kalojnë në vitin pasardhës. Të ardhurat shërbejnë për pagesat e
konsulentëve e të ekspertëve të jashtëm të angazhuar, pagesat dhe shpenzimet e Bordit të Akreditimit,
për investime, pagesa dhe shpenzime operative të ASCAL-it, veprimtaritë jashtë vendit, përfshirë
anëtarësimin në rrjetet ndërkombëtare.
25. Skema e përdorimit të të ardhurave miratohet nga Ministria e Financave.
26. Kryetari dhe anëtarët e Bordit të Akreditimit paguhen për çdo pjesëmarrje në mbledhje për jo më
shumë se 9 (nëntë) mbledhje për një vit kalendarik.
27. Masa e shpërblimit për çdo mbledhje të jetë, si më poshtë vijon:
a) Anëtarët vendas, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë;
b) Anëtarët e huaj, në masën 1 200 (një mijë e dyqind) euro;
c) Në rastin kur kryetari është vendas, në masën 30% më shumë se anëtarët vendas. Në rastin kur
kryetari është i huaj, në masën 30% më shumë se anëtarët e huaj.
28. Kryetarit dhe anëtarëve të huaj të Bordit të Akreditimit u mbulohen shpenzimet e udhëtimit e të
akomodimit në Shqipëri për jo më shumë se tre ditë kalendarike për mbledhje.
29. Kryetarit dhe anëtarëve vendas të Bordit të Akreditimit, me vendbanim jashtë kryeqytetit, u
mbulohen shpenzimet e udhëtimit e të akomodimit në Tiranë, për jo më shumë se tre ditë kalendarike
për mbledhje. Shpenzimet për veprimtarinë e bordit mbulohen nga të ardhurat e ASCAL-it.
30. ASCAL-i ka stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare, të cilat miratohen nga titullari i Agjencisë.
31. Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet: “Republika e Shqipërisë,
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, në përputhje me vendimin nr.474, datë 10.7.2003, të
Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave
të saj”, të ndryshuar.
32. Vula zyrtare e ASCAL-it ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin nr.390, datë 6.8.1993,
të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave
zyrtare”, të ndryshuar. Vula e ASCAL-it prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me
legjislacionin në fuqi.
33. Struktura dhe organika e APAAL-it, e miratuar sipas urdhrit nr.171, datë 27.9.2010, të Kryeministrit,
mbeten në fuqi deri në miratimin e strukturës dhe organikës së re sipas këtij vendimi.
34. Kryetari dhe anëtarët e Bordit të Akreditimit emërohen me urdhër të Kryeministrit, brenda 1 (një)
muaji nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Këshilli i Akreditimit vijon të funksionojë me përbërjen
aktuale deri në krijimin e Bordit të Akreditimit.
35. Vendimi nr.424, datë 2.6.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe organizimin e APAAL”, i
ndryshuar, shfuqizohet.
36. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë
në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”

SONDAZH

Cila është përshtypja juaj për faqen e APAAL?

Me informacion të plotë - 54.2%
Me informacion të pjesshëm - 16.7%
E organizuar qartë - 10.4%
Informacioni gjendet me vështirësi - 18.8%