Të nderuar lexues!
Agjencia e Akreditimit është riorganizuar në Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL. Po ashtu është ndryshuar edhe faqja zyrtare e institucionit. Së shpejti faqja aktuale www.aaal.edu.al do të mbyllet dhe i gjithë informacioni në lidhje me ASCAL do të publikohet në faqen e re www.ascal.al
Faleminderit për mirëkuptimin.

Kliko për të vazhduar

DËRGIMI I DRAFTRAPORTEVE TË VLERËSIMIT TË JASHTËM NË IAL

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit në kuadër të akreditimit për gjashtë Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) e para që kryen këtë vlerësim me ekspertë nga Agjencia Britanike për Sigurimin e Cilësisë (QAA) dhe ekspertë vendas, me asistencën e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL), në datën 30.11.2016, institucionet janë njohur me draftraportet finale të vlerësimit.
Në lidhje me këto draft RVJ, deri në datën 7 Dhjetor 2016, priten komente nga institucionet përkatëse ndërsa finalizimi i tyre dhe dërgimi për shqyrtim në Këshillin e Akreditimit do të bëhet vetëm pas përmbylljes nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm bazuar në komentet e institucioneve.
Publikimi i raportit dhe rezultateve të akreditimit do të bëhet në faqen zyrtare të APAAL vetëm pas marrjes së vendimit të Këshillit të Akreditimit dhe daljes së aktit zyrtar të akreditimit, ashtu siç parashkohet në Manualin për vlerësimin e institucioneve, 2016-2017.