Të nderuar lexues!
Agjencia e Akreditimit është riorganizuar në Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL. Po ashtu është ndryshuar edhe faqja zyrtare e institucionit. Së shpejti faqja aktuale www.aaal.edu.al do të mbyllet dhe i gjithë informacioni në lidhje me ASCAL do të publikohet në faqen e re www.ascal.al
Faleminderit për mirëkuptimin.

Kliko për të vazhduar

VIJOJNË VIZITAT PËR AKREDITIMIN INSTITUCIONAL NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË

Në kuadër të procesit të akreditimit të Insitucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) në vendin tonë, Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) në bashkëpunim me ekspertë nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (QAA) në Mbretërinë e Bashkuar, kanë vijuar vizitat në dy IAL publike.
Në datat 19 dhe 20 Shtator u zhvilluan vizitat e vlerësimit në Universitetin e Elbasanit, "Aleksandër Xhuvani” dhe Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Vizitat vlerësuese po zhvillohen fill pas fazës së vlerësimit mbi bazë dokumentacioni të përgatitur nga institucionet përkatëse, sipas udhëzimeve të “Manuali 2016-2017: Vlerësimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, (APAAL; QAA). Në secilin nga këto dy IAL, vlerësimi po kryhet nga një grup ekspertësh, 4 britanikë dhe 2 vendas, asistuar dhe shoqëruar nga menaxherët e vlerësimit të caktuar nga APAAL.
Në përfundim të kësaj faze, do të vijohet me procesin e përgatitjes së raportit të jashtëm të vlerësimit nga ana e ekspertëve të vlerësimit, i cili do të përfundojë brenda 7 javëve, ndërsa në datën 23 Dhjetor do të dorëzohet raporti përfundimtar i vlerësimit të jashtëm, për vendimmarrje të mëtejshme.