Të nderuar lexues!
Agjencia e Akreditimit është riorganizuar në Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL. Po ashtu është ndryshuar edhe faqja zyrtare e institucionit. Së shpejti faqja aktuale www.aaal.edu.al do të mbyllet dhe i gjithë informacioni në lidhje me ASCAL do të publikohet në faqen e re www.ascal.al
Faleminderit për mirëkuptimin.

Kliko për të vazhduar

PËRFUNDOJNË VIZITAT PËR AKREDITIMIN INSTITUCIONAL NË DY
INSTITUCIONE TË ARSIMIT TË LARTË

Në vijim të procesit të vlerësimit për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri (IAL), proces që po zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (QAA) në Mbretërinë e Bashkuar, kanë filluar vizitat vlerësuese të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm në institucionet e arsimit të lartë.
Në datat 14, 15 dhe 16 Shtator u zhvilluan vizitat e vlerësimit në dy IAL; në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës. Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL), po menaxhon këtë proces, duke asistuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e tij. Vizitat vlerësuese po zhvillohen fill pas fazës së vlerësimit mbi bazë dokumentacioni të përgatitur nga institucionet përkatëse, sipas udhëzimeve të “Manuali 2016-2017: Vlerësimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, (APAAL; QAA). Në secilin nga IAL, vlerësimi po kryhet nga një grup ekspertësh, 4 britanikë dhe 2 vendas, asistuar dhe shoqëruar nga menaxherët e vlerësimit të caktuar nga APAAL.
Kjo fazë do pasohet nga procesi i përgatitjes së raportit të jashtëm të vlerësimit nga ana e ekspertëve të vlerësimit dhe do të përfundojë brenda 7 javëve, ndërsa në datën 23 Dhjetor do të dorëzohet raporti përfundimtar i vlerësimit të jashtëm, për vendimmarrje të mëtejshme.