1. Law No. 80/2015, date 07.09.2015, 'On Higher Education and Scientific Research in Higher Education Institutions in the Republic of Albania (AL) 
  2. Law Nr.9741, date 21.5.2007, 'For the Higher Education in Republic of Albania' amended with laws No. 9832, date 12.11.2007, No. 10307, date 22.7.2010, No. 10493, date 15.12.2011, Nr.82, date 14.02.2013, abrogated
  3.  State Quality Standards – Accreditation of Higher Education Institution in the Republic of Albania
  4.  Standards and Guidelines for Quality Assurance in the European Higher Education Area (ESG). (2015). Brussels, Belgium
  5.  Decision of Council of Ministers No. 424, date 02.06.2010, 'On approval of the regulation on the accreditation system, the organisation and activities of institutions of external quality assurance', and amended
  6.  Memorandum of Understanding' between the Ministry of Education and Sport of Albania and the Quality Assurance Agency for Higher Education (QAA) in the UK
  7.  Overall Project Contract 'For the Provision of Quality Assurance Expertise to Support the: The Creation of External Quality Review Materials; Peer reviewer training, and; External Review of Higher Education Institutions in Albania' between the Ministry of Education and Sport of Albania and the Quality Assurance Agency for Higher Education (QAA) in the UK
  8.  Handbook 'On Procedures and terms for the quality evaluation for the accreditation of Higher Education Institutions and study programmes' – PAAHE
  9.  Aspect and Indicators of the Quality Evaluation in Higher Education' – PAAHE

Në kuadër të aktiviteteve për vlerësimin e jashtem të institucioneve të arsimit të lartë, përfaqesues të APAAL në datat 7 - 8 qershor 2016, në bashkëpunim me partnerët britanikë të QAA përfunduan me sukses fazën trajnuese të ekperteve britanikë të vleresimit te jashtem te cilet do te angazhohen per vleresimin e IAL ne Shqiperi.

Gjatë këtyre ditëve, u zhvilluan disa aktivitete me fokus kryesor procesin e vlerësimit të institucioneve shqiptare dhe kontekstin në të cilin do të zhvillohet ai. Në fjalën e vet, drejtuesi i këtij aktiviteti Prof. Stephen Jackson theksoi faktin se është hera e parë QAA  zhvillon një proces i cili është konceptuar dhe përshtatur tërësisht për konteksitn shqiptar dhe jo një implemetim i thjeshtë i metodologjisë që ndjek QAA. Kjo për faktin se situata e arsimt të lartë në vendet respektive është e ndryshme në shumë aspekte. Metodologjia e re e zhvilluar është reflektuar në Manualin e vleresimit të jashtëm 2016 - 2017 (Handbook) i cili tashmë është në dispozicion të institucioneve të arsimit të lartë dhe eksperteve të vlerësimit. Më tëj z. Jackson analizoi hap pas hapi fazat e vlerësimit që do të ndiqen gjatë procesit të vleresimit QAA - APAAL.

Në fjalën e saj, Drejtoresha e APAAL Prof. Dhurata Bozo, pasi falenderoi QAA dhe ekspertët për bashkëpunimin, bëri një parashtrim të historikut dhe të situatës aktuale të arsimit të lartë në Shqipëri e cila u ndoq me interes nga ekpertet britanikë. 

Me pas janë diskutuar aspekte teknike të vlerësimit që do të zhvillohet nga APAAL - QAA, ku përfaqësuesit e APAAL kanë shpjeguar hap pas hapi të gjithë ecurinë që do të ndiqet gjatë vlerësimit të jashtëm. Interes i veçantë iu kushtua mënyrës së menaxhimit dhe administrimit të procesit. I gjithë aktiviteti i trajnimit është shoqëruar me pyetje, diskutime e analiza konkrete të procesit të vlerësimit.

Gjithashtu APAAL është njohur me metodologjinë që ndjek QAA gjatë proceseve të vlerësimit të institucioneve britanike të arsimit të lartë

Në përmbyllje të aktiviteteve të fazës parapergatitore të procesit të vlerësimti të jashtëm, në datat 29 - 30 qershor do të zhvillohet në Tiranë edhe trajnimi i eksperteve shqiptarë të vlerësimti të jashtëm nga përfaqësuesit e QAA.

APAAL

 

Në datën 31.5.2016, u zhvillua në Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, takimi me Rektorët e institucioneve të arsimit të lartë që janë pjesë e grupit të parë:

Universiteti Politeknik i Tiranës

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Universiteti A.Moisiu, Durrës

Universiteti A.Xhuvani, Elbasan

Universiteti Europian i Tiranës

ShLUJ. "Universiteti Marin Barleti" 

Në këtë takim, pas urimit të rektorëve të sapozgjedhur, Drejtori i APAAL, znj. Dhurata Bozo, i informoi mbi ecurinë e deritanishme të procesit dhe veprimtaritë qe do të zhvillohen në vijim nga institucionet përkatëse.

Rëndësi u kushtua diskutimit të aspekteve teknike të vlerësimit, të paraqitura në Manualin e Vlerësimit për këtë proces. Pjesë e diskutimit kanë qënë pytje të ndryshme në lidhje me faza të ndryshme të procesit të vlerësimit

APAAL

 

 

Në datën 20.05.2016, Agjencia publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL), ka zhvilluar Takimin Informues mbi fillimin e procesit të vlerësimit institucional dhe Manualin e Vlerësimit për Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri. APAAL dhe Agjencia Britanike për sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (QAA) bënë publike Manualin Për Vlerësimin Institucional të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri.