Ccd0l58WEAAwM4h
Pas një periudhe disa mujore diskutimesh, Ministria e Arsimit dhe Sportit ne daten 29.02.2016, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me ''Quality Assurance Agency'', QAA, agjencinë britanike të akreditimit, anëtare e ENQA, Rrjetit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Kjo marrëveshje do të mundësojë  akreditimin e të gjitha Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL), publike e private.
Pas kontrollit të kritereve të ligjshmërisë, që MAS zhvilloi për herë të parë në të gjitha IAL-të në vend, akreditimi nga QAA në bashkëpunim me APAAL shënon fazën e dytë të reformimit rrënjësor të arsimit të lartë.
Nënshkrimi i marrëveshjes me Quality Assurance Agency (QAA) është një pikë kulmore në arsimin e lartë sepse do të thotë verifikim i kritereve të cilësisë, sipas standardeve evropiane të arsimit të lartë.  
Procesi i akreditimit të IAL-ve do të vazhdojë deri në vitin 2017 dhe në të do të përfshihen të gjitha institucionet publke e private në vend. Përvec vleresimit të cilësise, ky proces do te fokusohet edhe ne ngritjen e kapaciteteve te APAAL dhe pershtatjen e dokumentacionit / procedurava ne perputhje me eksperincen me te mire europiane ne fushen e cilesise, ikunder eshte QAA.
Stafi i APAAL është pjesë e këtij procesi dhe do të angazhohet maksimalisht që ai të kryhet me sukses!
Ky portal është krijuar posacerisht për këtë proces dhe do të paraqesë informacione gjatë gjithë fazave të realizimit të tij  
 
APAAL
Kontakte:
Për çdo pyetje apo informacione, lutemi të na kontaktoni:
Rr. Durrësit, pranë gjimnazit Qemal Stafa
Kontaktoni me ne në kohë reale (kliko këtu)
Na shkruani në adresën e e-mailit This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Na kontaktoni në numrin e telefonit 042243423